Kryeministri Edi Rama po kalon pushimet në jug të vendit dhe aty ka mbërritur edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.
Rama ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqet në krah të Tony Blair. Të dy janë të qeshur, të veshur sport dhe duket që po shijojnë një drekë verore.