• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pushime të lira? Ja 10 vendet në Europë me çmime të përballueshme

by
09/06/2015 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apartamentet në Toskanë, Itali

Është e vështirë të gjesh akomodim në një familje të mirë në Toskanë, në sezonin e udhëtimeve, kështu që Fattoria Santa Vittoria është mjaft e mirë. Shtëpia në fermën e shekullit 18-të, është e ndarë në 5 apartamente, kështu që fëmijët tuaj kanë gjasa të gjejnë shokë për të luajtur, si dhe pishina është gjithmonë e lirë. Pamjet toskane të hardhive të rrushit dhe më e rëndësishmja çmimet për verën më të mirë, do t’i gëzojë të rriturit. Mos ta përmendim edhe lokacionin mes qyteteve idilike të Sienës, Arezzos dhe Cortonës.

Një javë kushton 780 funte, për një familje prej 4 personave.

Ngreh kampin në plazh. Në Halkidiki, Greqi

I vendosur në një plazh të paprishur në Greqinë veriore, kampingu Areti dhe shtëpitë një-katëshe të tij shtrihen në një plazh 4 hektarësh, me restorante dhe dyqane me pamje nga deti. Aty ka shumë aktivitete, duke përfshirë tenisin, volejbollin dhe sportet e ujit, Përveç këtyre aktiviteteve ju mund të merrni anijen ose të notoni për në 3 ishujt më të afërm.

Tendat kushtojnë 14 funte, nata në shtëpitë një-katëshe 110 funte.

Shtëpizat kubike në Spanjën jugore

Emërtimi Otro Mundo (botë tjetër) shfaq dy shtëpiza të këndshme në formë kubi të vendosura në viset rurale të Spanjës jugore. Aty mund të ecni në natyrë ose të vozisni biçikleta në fushat e gjelbra të Sierra de Segura, dhe gjithashtu vlen të përmendet pishina natyrale ku ju mund të freskoheni.

Nata në një Shtëpizë familjare kushton 80 funte , shujta e mëngjesit 7.50 funte.

Një kasolle në jug të Francës

Layénie Under The Stars duket si një kasolle e vizatuar. Është vendi perfekt për një familje aventuriere te cilët e pëlqejnë natyrën. Mund të ecni dhe të bëni gjiro me biçikleta përreth liqenit.

Një natë në këtë kasolle kushton 50 funte (për 4 persona)

Pushime në fermë, në Tirolin Australian

Kinderbauernhof Albeineler që shtrihet në një fushë malore, është një fermë tradicionale me 3 apartamente. Fëmijët mund të bëjnë gjiro me traktor, mund t’i takojnë kafshët, të mbledhin vezë përderisa të rriturit mund të relaksohen në sauna.

Një qëndrim 1 javor kushton 505 funte, shkruan The Guardian transmeton Gazeta Express

Shtëpizat në Brittany të Francës

Shtatë shtëpizat e vogla janë të rrethuara nga fushat, mirëpo janë larg detit vetëm 10 minuta. Restoranti familjar Le Char A Banks është vetëm 3 milje larg dhe ka dyqan dhe park lojërash për fëmijë.

750 funte kushton java në një shtëpizë.

Tendat në Algavre të Portugalisë

Ky është një ambient i mbushur me ngjyra, ka shumë tenda, ka një pishinë dhe kopshtin me perime organike. Është edhe një pirg rëre për ata që kanë dëshirë të ndërtojnë kështjella prej rërës. Plazhi më i afërm është 15 minuta.

Qëndrimi 1 javor me familje kushton 575 euro.

Shëtitu rreth Spanjës apo Francës me furgon

Nëse ju pëlqejnë udhëtimet e ngadalshme familjare, hidhni një sy WeDubYou i cili është duke ofruar zbritje prej 100 euro. Ky furgon përmban iPhone të mbushur me muzikë dhe iPad të mbushur me filma. Udhëtimi fillon prej jug-perëndimit të Francës deri në Spanjë.

Qëndrimi një javor në korrik kushton 695 funte.

Një pushim në natyrë të gjelbër, në Galway të Irlandës

3 kullat në malet Slieve Aughty ishin fillimisht kopsht organik dhe qendër për kalërim, mirëpo tani ka 9 dhoma për mysafirë, kasolle, shtëpiza dhe kafiteri. Këtu mund të ecni me udhërrëfyes apo mund të ngisni biçikleta.

Një dhomë familjare për një natë kushton 130 euro. Ndërsa një kabinë familjare 170 euro.

Fshati ekologjik në Lake Bled të Sllovenisë

Ky fshat ka shumë shtëpi në drurë, tenda dhe një kopsht i cili ka restorantin me fruta dhe perime. Gjithashtu ka pishinë dhe liqen të cilët i përfshijnë të gjitha sportet ujore.

Shtëpitë në drurë janë të shtrenjta gjatë sezonit së udhëtimeve, një natë kushton 290 euro mirëpo apartamentet janë më të volitshme 200 euro kushton një natë. Express

Next Post

Duma: Bashkëpunim për zgjidhjen e çështjes së pronës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm nga shkencëtarët: Frikë për një vit veçanërisht të vështirë sa i përket zjarreve

Alarm nga shkencëtarët: Frikë për një vit veçanërisht të vështirë sa i përket zjarreve

May 12, 2026
Vrau mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me shqiptarin

Vrau mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me shqiptarin

May 12, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Ditë e artë për vendime të mëdha”, ja horoskopi sipas Jorgo Pullës

May 12, 2026
U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë, çfarë treguan analizat

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë, çfarë treguan analizat

May 12, 2026
“Projekt gjigant urban”, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit

“Projekt gjigant urban”, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit

May 12, 2026
101 kushte që vendosin fatin e negociatave, Dhuka bën bilancin: U miratuan 222 akte ligjore në 1 vit!

101 kushte që vendosin fatin e negociatave, Dhuka bën bilancin: U miratuan 222 akte ligjore në 1 vit!

May 12, 2026

Drama Ndrenika e Veliaj, teatri real që e ka ende larg fundin

May 12, 2026
“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…

“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…

May 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas, mizoria më e rëndë e agresionit rus

Hoxha në Bruksel: Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas, mizoria më e rëndë e agresionit rus

May 12, 2026
Hormuzi, Gaza dhe Libani në tryezë! Lëvizje e re mes Turqisë dhe Katarit

Hormuzi, Gaza dhe Libani në tryezë! Lëvizje e re mes Turqisë dhe Katarit

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In