• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me pushime në Hollandë, bën politikë me anë të Facebook

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej të paktën 3 ditësh vijon të bëjë politikën përmes rrjeteve sociale, ndërsa ndodhet në Hollandë. Megjithëse në drejtim të tij ka pasur një ftesë nga kryeministri Edi Rama për takim, sikundër iu kërkuar dy drejtuesve të forcave politike edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu, kreu i opozitës Lulzim Basha prej ditës së premte raportohet se ndodhet në Holandë. Deklarata e fundit  Bashës jashtë rrjeteve sociale, mban datën 13 korrik, ndërsa nga kjo datë dhe në vijim, çdo propozim i tij apo përgjigje ndaj ftesave të bëra qoftë nga ambasadori Lu ashtu edhe nga kreu i Qeverisë, kanë marrë përgjigjen përmes Facebook-ut, raporton Citynews.

Përmes statuseve në Facebook, Basha i ka kthyer përgjigje Ramës mbi ftesën për takim, por edhe ambasadorit të SHBA, për faktin se propozimet e PD-së pas daljes së draftit hibrid, në lidhje me Vettingun nuk pranohen nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Siç duket, kreu i opozitës, ka zgjedhur të pushojë disa ditë, të cilat konsiderohen si vendimtare në gjetjen ose jo të konsensusit mes palëve politike në mazhorancë dhe opozitë, në lidhje me drejtësinë. Dikur Partia Demokratike sulmonte Edi Ramën, gjatë kohës që ishte në krye të opozitës, për deklarimet që bënte në Twitter, ndërsa vetë Basha në ironizimet që bënte kundër tij, e cilësonte ciu, ciu. Tashmë rolet duket se janë ndryshuar, Basha ka zgjedhur që politikën ta bëjë përmes rrjeteve sociale, jo nga Shqipëria, por nga Holanda.

ma.me

Next Post

Lamtumirë çadra klasike, vjen Air Umbrella

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

August 4, 2026
Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

August 4, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm

August 4, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

August 4, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

August 4, 2026
Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com