• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pushime në Greqi për dy persona, 300 euro në gusht, 150 euro në shtator

by
11/07/2015 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ana tjetër e krizës. Hotelet dhe studiot në destinacione të njohura turistike greke i gjen shumë lirë. Rezervimi mund të bëhet pa kartë krediti dhe anulimi është pa kosto, pagesa bëhet në momentin e mbërritjes….

Kriza e borxheve në Greqi dhe pasiguria nëse vendi do të arrijë të rezistojë në euro, që po ndodh në kulmin e sezonit, ka sjellë një rënie të ndjeshme të çmimeve të hoteleve e apartamenteve, ndërsa mund të rezervosh pa pasur nevojë për kartë krediti.

Me cash me vete (që shqiptarët nuk e kanë aspak problem, ndryshe nga europianët) mund të kalosh pushime në vendin që po trondit themelet e monedhës së përbashkët. Kemi bërë një kërkim të thjeshtë në booking.com për disa destinacione të njohura turistike në Greqi, për 10 netë (mbërritja në 1 gusht dhe largimi në 11 gusht) për dy persona. Çmimet e hotelit për dy persona për një qëndrim prej 10 netësh, në kulmin e sezonit nga data 1 deri në 11 gusht fillojnë nga 300 euro në Korfuz, ndërsa me 400-500 euro mund të gjesh apartamente apo dhoma pa fund në Pargë, Kalkidiki etj.

Hotelet i kanë thjeshtuar ndjeshëm procedurat e prenotimit, sidomos pas mbylljes së bankave, që tashmë nuk dihet se kur do të hapen. Pothuajse të gjitha hotelet të njoftojnë me gërma të dukshme se rezervimi është i mundur pa kartë krediti, anulimi është falas dhe mund të paguash më vonë, ndërsa konfirmimi është i menjëhershëm.

Mjafton të japësh të dhënat (emrin, mbiemrin) dhe një email dhe rezervimi kryhet në çast, ndërsa anulimi është falas (të konfirmuara këto dhe nga një provë e kryer). Të gjitha ofertat të japin mundësinë që të prenotosh në çast dhe të paguash në momentin e mbërritjes. Nëse kërkimi kryhet për në shtator në datat 1 deri 11 shtator, po për dy persona, ofertat janë pa fund sërish dhe shumë më të lira, ato fillojnë nga 150 euro në Korfuz e 200 euro në Kalkidi e Pargë.

Monitor

Next Post

Fotolajm/ Jo vetëm gurë por edhe lule nga boshnjakët për Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In