Operacioni “Never Forget” që çoi në zbulimin e 6 vrasjeve dhe 7 ngjarjeve të rënda kriminale si grabitje dhe shkatërrim i pronës me tritol, ka bërë që të përfundojnë pas hekurave 11 anëtarë të grupit të Laert Haxhiut dhe të shpallen në kërkim 4 të tjerë.
Mes të ndaluarve nga policia dhe FNSH mbrëmjen e djeshme është edhe një vajzë 27-vjeçare. Për të renë është në fuqi një urdhër-ndalimi nga prokuroria e Elbasanit.
Policia sqaron në deklaratën për shtyp mbi operacionin se Klea Gjata (27 vjeçe), banuese në Lushnjë, është e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për disa nga ngjarjet kriminale ku autor është Laert Haxhiu.
Të arrestuar
1-Artan Tafani
2-Erisiana Abedini
3-Lulzim Spahia
4-Ligor Romaçka
5-Bujar Abedini
6-Bledar Berberi
7-Mariglen Topuzi
8-Enriko Xhahysa
9-Klea Gjata
10-Idriz Manaj
11-Fatjon Veliu
12-Laert Haxhiu
Në kërkim:
1-Lorenc Lala
2-Firdeus Berberi
3-Kristi Bizheku
4-Endrit Çaushi