• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punonte kameraman në televizion/ Shuhet themeluesi i Vespa Club Tirana, humb jetën në një aksident me motor

by Java News
24/07/2023 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i Vespa Club Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motor një natë më parë në Përmet. Motori ishte pasioni i  45-vjeçarit Gerti Hoxha, i cili kishte themeluar edhe Vesap Club Tirana.

Po ashtu ai ishte edhe kameraman në emisionin ‘Stop’, një profesion që e ushtronte prej më shumë se 20 vitesh. Prej 9 vitesh ai ishte pjesë e stafit të emisionit investigativ Stop.

Gerti Hoxha njihej ndryshe edhe si ‘Çomi’, ndërsa pjesëtarët e grupit me hidhërim kanë njoftuar ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit.

“Me hidhërim të thellë bëj një lajmërim që s’do të doja ta bëja më kurrë! E gjithë bota e vespizmit shqiptar është në zi! Ka ndërruar jetë në një aksident me Vespa GERT HOXHA (ÇOMI)! Vespist shumë i apasionuar dhe themelues i Vespa Club Tirana. Mos mungoni të marrim pjesë të gjithë në xhiron e tij të fundit! Nuk gjej fjalë të shpreh hidhërimin tim. Ngushëllime familjes miqve dhe shokëve!”.

Reagimet për ndarjen e tij nga jeta janë të shumta, nga pjesëtarë të klubit Vesap, nga miq e kloegë të medias.

“Pikërisht nga lokali yt i preferuar çam po të shkruaj këto fjalë vëlla, i hidhëruar pasi mora lajmin e hidhur sot në mëngjes. Të kemi menduar këto ditë, dhe nuk e prisja kurrë të shikoja lajmin që pashë sot. Por t’i je shpirt i lirë, dhe kjo botë ishte e vogël për të përmbajtur lirinë tënde. U prehtë në paqe shpirti yt R.I.P. Gert Hoxha. Sa të rroni ta kujtoni gjithmonë me gëzim Mariola Hoxha bashkë me vajzat. Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni këtë humbje”, shprehet një prej miqve të tij.

“Lamtumirë miku im i fëmijërisë Gert Hoxha! Nuk e besoj dot që fizikisht nuk të kemi pranë. Nuk mundet të harroj përqafimin dhe takimin dy ditë më parë në Korçë. Të ndritë shpirti në Parajsë”, shkruan një tjetër.

“Çomo, parajsa merr më të mirët. Por ti na duheshe ende, sepse zbukuroje gjithçka që kishe afër. Ishe gëzim për princeshat e tua, Marjolën, ne shoqërinë. Nuk ka fjalë për dhimbjen e gjysh Eqeremit dhe nënën tënde aq fisnike. Janë të rrallë në këtë jetë djemtë si Gert Hoxha, një mirësi më pak në jetën tonë. Një baba, një djalë, një NJERI I MIRË do na mungojë pafund. Të qoftë i lehtë dhéu vëllaçko, por dhimbja është e pafund, për të gjithë ata që të njohën dhe familjen tënde të shtrenjtë”, shprehet një tjetër.

Prekës ka qenë edhe njoftimi që ka ndarë bashkëshortja e tij ku ka lajmëruar që Gerti Hoxha ka ndërruar jetë.

“Me hidhërove shpirtin, më ke këputur zemrën, s’mund ta besoj që më le të vetme mua dhe gocat, është e padrejtë. Me hidhërim të thellë lajmëroj miqtë, të afërmit që Gerti ka ndërruar jetë.”

Gerti Hoxha po kthehej një natë më parë nga Përmeti drejt Tiranës, por ka humbur kontrollin e nmotoritdhe ka rënë në një skarpat prej 20 metrash. 45-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ai ka lënë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe./m.j

Next Post
Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar, Vangjeli: Dumani e ka shkruar emrin në histori. As ish-kryeministri s’do guxonte ta merrte ne telefon

Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar, Vangjeli: Dumani e ka shkruar emrin në histori. As ish-kryeministri s’do guxonte ta merrte ne telefon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com