Kopshti ‘4 Stinët’ (nr. 45) në Tiranë është mbyllur përkohësisht, pasi ka dalë pozitive me COVID një punonjës, që është pjesë e stafit mbështetës, jo edukatore.
Stafi do të bëhet pjesë e hetimit epidemiologjik, ndërsa do t’u merren tamponët. Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i ambienteve të kopshtit.
Fëmijët, ditët që kopshti do të jetë mbyllur do të dërgohen te një tjetër në njësinë nr. 5.
Ky nuk është kopshti i parë që mbyllet në Shqipëri. Më herët janë mbyllur kopshti “Skëndebej” në Lezhë, kopshti i qytetit të Përmetit, kopështi në Memaliaj dhe një kopësht në qytetin e Vlorës.
g.kosovari










