Një automjet është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë policisë së qytetit bregdetar.
Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ me targë AA928TZ është djegur në lagjen “Pavarësia”.
Policia po heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme pasi automjeti i përket një punonjësi të Drejtorisë së Tatimeve.
Për këtë arsye, grupi hetimor mendon se zjarrvënia lidhet me detyrën e pronarit të mjetit.
/javanews/a.rada