Drejtuesit e firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ, dhe punëtorët kanë protestuar sot përpara prefektit të qarkut në Berat.
Ata janë pezulluar prej dhjetorit të vitit të kaluar për të punuar, por ndërkohë drejtuesit e firmave thonë se kanë hapur proces gjyqësor dhe kanë fituar ndaj Ministrisë së Mjedisit, por ende nuk lejohen të punojnë.
Protestuesit u mbështetën dhe nga deputetë të PD-së në këtë qark./a.m.