Punonjësi i një rrobaqepësie ka mbetur i plagosur, ndërsa drejtori i këtij biznesi është arrestuar për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Mësohet se në pranga ra Agron Shabanllari, 52 vjeç, banues në fshatin Libonik, me detyrë Drejtor i një Rrobaqepësie në Libonik të Maliqit.
Sakaq, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “ Plagosje e rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit A.N, 41 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer, pasi dje në ambientet e kësaj rrobaqepësie, është goditur në kokë, nga koshi metalik i vinçit që komandohej nga 41-vjeçari, një punëtor, shtetasi D.P, 37 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi i dëmtuar D.P aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
BW/d.i.