Një nga përfaqësuesit e ekipeve mjekësore, bëri thirrje nëpërmjet mediave, që të mos pengohen ambulancat nga ana e protestuesve.
“Na kanë goditur me gurë, janë prishur deri tani 3 ambulanca. Janë qëlluar edhe ekipet mjekësore”, tha përfaqësuesi.
Sipas tij, protestuesit madje janë futur edhe në ambulancë brenda.
“Ne jemi për t’i dhënë ndihmë, nuk kanë punë me ne protestuesit. Ata na godasin me gurë sapo na shikojnë”, shtoi punonjësi i ambulancës.
Kur u pyet mbi dyshimet e protestuesve se ambulancat po transportojnë gaz lotsjellës, ai u shpreh: “I kanë hapur ambulancat dhe kanë parë vetë se kanë qenë me pacientë ose bosh”.

