• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Punonjësi humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë, prokuroria Fier çon në gjyq ndërtuesin dhe 2 zyrtarë vendorë

by E S
18/05/2025 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq tre shtetas për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, ‘Shpërdorimi i tokës’, ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 289 pg.1, 199, 199/a pg.4 dhe 248 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.1418, të datës 16.09.2024, rezultoi se më 14.09.2024, në fshatin Suk-1, Njësia Administrive Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Viktima S.B, teksa punonte në kantierin e shtetasit E.D, (I pandehur), ka rënë në kontakt me linjën e transmetimit të energjisë elektrike e cila ndodhej në afërsi të objektit pa leje që po ndërtohej nga i pandehuri E.D.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar fakti penal, që lidhet me veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashkuar nga neni 289 pg.1 i Kodit Penal, vepër e konsumuar prej shtetasi E.D. Ky shtetas rezulton se me cilësinë e ndërtuesit/porositësit, investitorit, nuk ka marrë masat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë.

Nga ana e tij është realizuar një ndërtim pa leje, ku nuk ishte marrë asnjë masë në funksion të sigurimit të kushteve të punës apo sigurimit teknik në kantier. Detyrimi për marrjen e masave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë buronin për të pandehurin nga ligji nr.10287 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, V.K.M-në Nr.312, datë 5.5.2010 “Për Miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”, V.K.M nr.312/5.5.2010 dhe “Rregullore për sigurimin teknik për punën në ndërtim”.

Ndaj të pandehurit E.D, prokuroria ngriti akuzë për dhe veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pg.4, i Kodit Penal. I pandehuri E.D, rezultoi se kishte realizuar një ndërtim pa lejen e organeve kompetente për qëllime fitimi. Ndërtimi i paligjshëm rezultoi të ishte realizuar mbi një sipërfaqe tokë bujqësore prej 320 m2. Për këtë fakt prokuroria ka konstatuar element të veprës penale “Shpërdorimi i tokës”, parashikuar nga neni 199 i Kodit Penal. I pandehuri rezultoi se ka ndërtuar në kundërshtim me destinacionin e tokës bujqësore, në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr.9244 datë 17.06.2004 “Për mbojtjen e tokës bujqësore”, i cili në nenin 14 të tij, ndalon veprimtarinë ndërtimore në tokat bujqësore.

Gjithashtu, është hetuar në lidhje me veprimet apo mosveprimet e organeve shtetërore sa i përket ndërtimit pa leje.

Nga hetimi u provua se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qënë në dijeni të ndërtimit pa leje dhe nuk ka marrë asnjë masë në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale. Provat shkresore provuan se; kryeinspektori E.Ç dhe inspektori S.M, me detyrë pranë IMT-së Bashkia Roskovec, megjithse ishin vënë në dijeni të ndërtimit pa leje, nuk kishin përmbushur detyrat funksionale, dhe as proceduar sikurse parashikohet në ligjin Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” dhe ligjin nr.107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Prej punonjëse që ushtronin detyrat e mësipërme nuk është ushtruar kontroll mbi territorin dhe as marrë masat ligjore edhe pas konstatimit të ndërtimit pa leje. Në këto rrethana prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.

Në përfundim është kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq për të pandehurëve:
-E.D, me akuzën për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,“Shpërdorimi i tokës”,“Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga nenet 289 pg.1, 199, dhe 199/a pg.4 i Kodit.
-E.Ç, me akuzën për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.
-S. M, me akuzën për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë sigurinë teknike në punë me pasoja në jetën dhe shëndetin e personave apo që janë në kundërshtim me rregullat në fushën e ndërtimit.

Next Post
Shkeli urdhrin e dëbimit, dënohet bosi i trafikut me pseudonimin “mjekra”. E zbuluan fotot në TikTok pas kthimit në Londër

Shkeli urdhrin e dëbimit, dënohet bosi i trafikut me pseudonimin “mjekra”. E zbuluan fotot në TikTok pas kthimit në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com