• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punojnë mbi malin ku fshihen 300 mijë tonë ar, por luftojnë për mbijetesë

by B K
08/03/2025 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në një gropë një metër të thellë, mes pluhurit mbytës të dheut të thatë, Maria Nakoru godet me forcë murin e dheut me një shufër metalike, duke ndjekur shkëlqimin e rrallë të arit. Në rajonin verilindor të Karamoja-s në Uganda, mijëra minatorë artizanalë mbështeten te nëntoka për të mbijetuar.

Me temperaturat gjithnjë e më të larta dhe thatësirën që ka shkatërruar burimet tradicionale të jetesës, si blegtoria, kërkimi i arit është kthyer në një shpëtim për banorët e zonës. Por kjo jetë është e mbushur me rreziqe. Vetëm gjashtë vite më parë, një tunel minerar u shemb mbi Maria Nakorun, duke i thyer këmbën. E megjithatë, ajo nuk ka zgjidhje tjetër për të ushqyer fëmijët e saj.

“Jam e vetme, nuk kam asnjë që të më ndihmojë”, thotë ajo me një zë të lodhur, ndërsa dy fëmijët e saj të vegjël qëndrojnë buzë gropës duke vëzhguar punën e nënës së tyre.

Punojnë mbi malin ku fshihen 300 mijë tonë ar, por luftojnë

Sipas një raporti të vitit 2018 nga East African Research Fund, mbi 22,500 persona punojnë si minatorë artizanalë në Karamoja. Për shkak të ndryshimeve klimatike, numri i tyre vetëm sa po rritet. Në vitin 2022, një raport i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Uganda raportoi se mbi 2000 persona vdiqën nga uria pas korrjeve të dobëta. Për shumë njerëz, si Maria, minierat janë e vetmja mundësi.

Por realiteti i këtij profesioni është i ashpër. Minatorët në Karamoja punojnë ilegalisht, pasi shteti kërkon licenca për këdo që merret me burimet minerare. Ndërkohë, kompanitë ndërkombëtare po hyjnë gjithnjë e më shumë në rajon. Në vitin 2022, qeveria e Ugandës zbuloi 31 milionë tonë xehe ari në nëntokën e vendit, shumica e të cilave ndodhen në Karamoja. Sipas ekspertwve, nga kjo sasi mund tw nxirren deri në 300 mijë tonë ar i pastër. Sot, rreth 60% e tokës në rajon është dhënë me koncesion për investitorë të ndryshëm, sipas organizatës Danish Church Aid.

Punojnë mbi malin ku fshihen 300 mijë tonë ar, por luftojnë

Një prej këtyre kompanive është Evergrande Resources Company Limited, e cila operon në Amudat, 78 milje larg nga miniera ku punon Maria. Megjithatë, banorët lokalë e fajësojnë kompaninë për ndotjen e burimeve ujore me kimikate të rrezikshme. Në prill të vitit të kaluar, një 12-vjeçar, Daniel Domougde, humbi jetën pasi piu ujë të kontaminuar. Sipas babait të tij, ai u sëmur menjëherë dhe vdiq rrugës për në spital.

“Djali ishte i zgjuar, ëndërronte të bëhej mësues”, thotë babai i tij me trishtim. Sipas tij, Evergrande dha vetëm 109 paund për shpenzimet e varrimit.

Ndërkohë, sipërmarrjet e huaja vazhdojnë të shfrytëzojnë rajonin. Reporterët panë përfaqësues të Mega Gold Mining, një kompani me seli në Kampala, duke analizuar tokën pranë zonës ku punon Maria. Këto zhvillime kanë shtuar frikën mes minatorëve artizanalë për dëbim të mundshëm. “Kur dikush vjen dhe thotë ‘kjo është toka ime’, ti duhet të largohesh,” thotë Maria Nakoru me qetësi.

Megjithatë, për shumë si ajo, largimi nuk është një opsion. Në fund të çdo dite, minatorët presin në radhë për t’ia shitur ariun e nxjerrë ndërmjetësve. Për një qese 100-gramëshe ari, ata marrin rreth 65 paund, një shumë që duhet të mbulojë nevojat bazë të familjes.

Punojnë mbi malin ku fshihen 300 mijë tonë ar, por luftojnë

Në një përpjekje për të ndihmuar komunitetin, disa grupe lokale po mundohen të ofrojnë alternativa për fëmijët. Margaret Lomoyang, kryetarja e Grupit Kulturor të Grave të Karamoja-s, ka ndihmuar disa fëmijë minatorë të ndjekin shkollën, përfshirë 12-vjeçarin Mark Lotee, i cili tani ëndërron të bëhet mjek.

Por për mijëra të tjerë, realiteti mbetet i pandryshuar. Ata do të vazhdojnë të gërmojnë në dheun e thatë të Karamoja-s, duke shpresuar që një grusht pluhuri të artë do të mund të ushqejë familjet e tyre. “Fëmijët nuk mund të hanë ar,” thotë Maria, ndërsa vazhdon të godasë me forcë dheun e thatë.

Next Post
Dita e dytë, nis takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Dita e dytë, nis takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

August 22, 2026
“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

August 22, 2026
“Më ço në spital, nxito”,  zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

“Më ço në spital, nxito”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

August 22, 2026
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, shfaqet mesazhi i pazakontë për dy turistë turq dhe një hotel në Ksamil (FOTO)

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, shfaqet mesazhi i pazakontë për dy turistë turq dhe një hotel në Ksamil (FOTO)

August 22, 2026
NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

August 22, 2026
U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

August 22, 2026
6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

August 22, 2026
Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

August 22, 2026
Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

August 22, 2026
Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com