• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Punoi me mjekun që u padit për 400 zhvarrime”, avokati i UÇK: Haga ta thërrasë Bashën si dëshmitar

by A R
11/11/2020 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tom Gashi, avokat i UÇK në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka qartësuar rolin e kryedemokratit Lulzim Basha në UNMIK.

“Ne kemi pasur me dhjetëra shqiptarë të Shqipërisë që kanë punuar në UNMIK dhe njëri prej tyre dhe ka qenë Lulzim Basha dhe kjo nuk është diçka që nuk dihej, s’është krim ka qenë një punë që e kanë zgjedhur kanë aplikuar dhe për vite të tëra kanë qëndruar këtu, kemi pasur zyrtarë nga Shqipëruia, por jo gjyqtarë dhe prokurori.

Roli i Bashës ka qenë publik, misioni it i tij ka qenë si zyrtar ligjor dhe nga fundi i misionit ka qenë udhëheqës në çështjen e dorëzimit të dosjeve penale nga institucione ndërkombëtare të UNMIK tek vendorët, por kjo nuk ka ndodhur se këto dosje i mori menjëherë EULEX që ishte i ftuar nga Kosova dhe erdhi menjëherë nga shpallja e pavarësisë.

Dhe Basha ka qenë udhëheqës, ka punuar me prokurorin amerikan që ka hetuar pretendimet politike të senatorit zvicerian Dick Marty, dhe pastaj i ka qëndruar në çështje juridiko-penale.

Ka qenë person kyc për transferimin e dosjeve dhe bashkëpunimi i Tribunalit të Hagës nuk ka pasur derë tjetër përveç UNMIK do të thotë prokurorë dhe gjyqtarë vendor ka pasur, shqiptar, por absolutisht asnjë shkresë nuk ka kaluar përmes duarve të tyre, gjithçka ka shkuar përmes UNMIK. Nëse ajo video i është dorëzuar Lulzim Bashës nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe do duhej ta bënte publike”, tha avokati.

Gashi tha se Basha ka pasur një bashkëpunim me mjekun e mjekësisë ligjore, që hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë.

“Kemi parë dhe kronika që Basha ka bashkëpunuar dhe me ekspertë të mjekësisë ligjore që kanë ardhur në mënyrë të fshehtë në Shqipëri dhe njëri prej tyre ka qenë Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore  në Kosovë, ka qenë një kriminel që ka punuar për tribunalin e Hagës për Ish- Jugosllavinë dhe duket që ka punuar edhe me Bashën, dhe personalisht në ëmer të viktimave e kanë paditur penalisht, në Kosovë ka vjedhur 400 eshtra të kosovarëve për interesa personale, i ka zhvarrosur për çështje të profesionit të tij, duke i përdorur privatisht.

Kemi raporte që ka marrë pjesë në të ashtyquajturën ‘Shtëpia e Verdhë në Shqipëri dhe ka marrë ka punuar me Carla Del Ponte, kryeprokurore në Tribunalin e Hagës, në Kohën kur akuzohej Haradinaj,  dhe nuk ka gjetur asnjë dëshmi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ky ishte një skenar i keq përdorur nga Dick Marty, i cili e përpunoi në mënyrën e tij dhe e dërgoi në Këshillin e Europës, dhe ata kërkuan që të hetonin këto pretendime”, tha Gashi.

Për këtë arsye, Gashi tha se ai do duhet të thirret nga Haga si dëshmitarë, së bashku me Dick Marty-in so edhe ekspertin e mjekësisë ligjore.

“Këto procedura janë raste që do të zgjasin me vite dhe do duhet të zbulohet dhe si kaluan këto dosje, unë ju thashë për ekspertin e mjekësisë ligjore që te ne ka qenë drejtor, me siguri që do të duhet të japin sqarime, do të duhet të japin sqarime dhe se si u mashtrua opinioni europian që të votojë një raport politik të Dick Marty që u bazua mbi librin e Carla Del Ponte.

Përveç Bashës, apo mjekut, do të ftohet edhe Dick Marty për të dhënë sqarime se si erdhi në këto informata false  se si që na shndërroi ushtarët e UCK dyshohen për krime monstruoze ndërsa asnjë udhëheqës i Serbisë nuk dalin në këtë Gjykatë”, shtoi Gashi.

Ai shton se kjo Gjykatë Speciale e Hagës e ngritur nga vetë institucionet e Kosovës ishte e gabuar.

“Kjo Gjykatë Speciale nuk është e dëmshme, vetëm për shqiptarët e Kosovë, apo për UÇK për të gjithë kombin shqiptar”, tha ai.

Duke e u ndalur te reagimi i Jakup Krasniqit, Gashi tha se ishte emocional për shkak se as në ëndërr s’e kishte pritur.

“Krasniqi ishte me emocional pasi as në ëndërr nuk e ka pritur që të ndodhte një gjë e tillë, apo që të bëhet një inskenim apo bastisje spektakolare në shtëpi.

Besoj që Krasniqi nëse do merrte një ftesë të rregull, jam i bindur që do të paraqitej në Hagë siç janë paraqitur të gjithë, ishte një shfaqje e një dhimbje shpirtërore se Gjykata Speciale e cila është ngritur nga institucionet Kosovare merret vetëm me krime  të UCK  dhe do duhet të gjendeshin pjesëmarrës serb për shkak të krimeve që kanë bërë në Kosovë, krime deri në gjenocid”, tha avokati.

Next Post
Katër ditë pas tërmetit të fortë/ Sizmologët: Janë shënuar 1260 pasgosditje, por s’kanë asnjë efekt dëmtimi, situata drejt normalitetit

Tërmetet e orëve të fundit, flet sizmiologu: Priten paslëkundje të tjera...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In