• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punimet tek “Unaza e Re” devijojnë qarkullimin, ja rrugët alternative

by A R
02/12/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita-ditës kantieri i ndërtimit për rikostruksionin e segmentit të unazës së re, nga Shkolla Teknologjike, tek sheshi Shqiponja, po merr formë. Bashkia është në përfundim të shkuljes së pemëve dhe heqjes së shtyllave të ndriçimit, dhe më pas këto hapësira do të shfrytëzohen nga firmat ndërtuese.

Në fazën e parë kantieri do të ngrihet në pjesën ndarëse të rrugës dhe ngushtimi i korsive është në përfundim për gjatë gjithë gjatësisë. Bashkia e Tiranës ka deklaruar se trafiku do të menaxhohet në mënyrë që fluksi të reduktohet në pjesën e unazës gjatë kohës që kryhen punimet.

“Kemi bërë një plan menaxhimi që do t’i japë prioritet rrugës Dritan Hoxha dhe Rrugës së Kavajës, ndërsa jemi duke punuar shumë fort me rrugët alternative, siç është rruga “Tre Dëshmorët”, që i shërben zonës së Kasharit, dhe me mbylljen e rrugës “Teodor Keko”, do jetë një rrugë e rëndësishme përsa i takon volumit të trafikut. Ne besojmë që nuk do të ketë bllokim trafiku, por do të ketë mbingarkesë dhe qytetarët duhet të kenë mirëkuptim, pasi është një nga akset kryesore të qytetit të Tiranës, që i shërben të gjithë qytetit, jo vetëm zonës aty”, deklaroi Drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavia për Top Channel.

Volumi më i madh i punimeve do të bëhet në sheshin “Shqiponja”, me ndërtimin e mbikalimit. Gërmimet kanë nisur, ndërkohë në fazën e parë të punimeve, trafiku në këtë nyje do të ketë devijim të pjesshëm, duke i detyruar mjetet që vijnë nga Lapraka dhe që duan të futen në Unazën e re, që kthesën ta bëjnë tek mbikalimi i Kamzës.

/b.d

Next Post
Jepte 80 mijë dollarë… Milioneria përfundon me këngëtarin

Jepte 80 mijë dollarë... Milioneria përfundon me këngëtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In