• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Punimet për statutin e ri/ Rama rikonfirmon mandatin nëse fiton zgjedhjet e 2017

by A R
09/11/2015 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Partinë Socialiste tashmë është gati drafti me ndryshimet në statutin e saj, ku në sy bie fakti se nëse fitohen zgjedhjet parlamentare, mandati i kryetarit të partisë rikonfirmohet automatikisht. Pasi është konsultuar edhe me statute të disa partive europiane, në statutin e ri do të sanksionohet parimi që mandati i kryetarit të partisë rikonfirmohet nëse partia del fituese në zgjedhjet parlamentare.

Këtë variant burime nga grupi i punës për statutin e krahasuan me një tjetër përcaktim që ka statuti aktual i PS-së, atë të dorëheqjes nëse partia humb zgjedhjet.  Ky përcaktim statutor do t’u japë fund debateve që ishin ndezur në Partinë Socialiste që në shtator 2013, kur kryetarit të kësaj partie, Edi Rama, i mbaroi mandati katërvjeçar, ndërsa nuk u zhvilluan zgjedhjet e reja në PS. Socialistët sapo kishin fituar zgjedhjet parlamentare dhe ishin rikthyer në pushtet.

Vetë kreu i PS-së, Edi Rama, në disa deklarata për këtë çështje e justifikoi moszhvillimin e zgjedhjeve në parti me faktin se vendi dhe partia sapo kishin dalë nga një palë zgjedhjesh dhe po merrej me nisjen nga puna të qeverisë së re, ndërsa ishte shprehur se do të merret përvoja më e mirë e partive të majta europiane.

Drafti që është përgatitur nga grupi i punës do t’i paraqitet Asamblesë kombëtare për diskutim, e cila pritet të mblidhet brenda muajit nëntor, siç përcaktoi mbledhja e fundit e saj, ndërsa miratimi i statutit të ri do të bëhet në kongresin e janarit 2016.

113

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e mbledhur në mesin e muajit korrik, vendosi ngritjen e një grupi pune të përbërë me deputetë dhe ministra me përvojë në çështjet ligjore për përmirësimin e statutit të kësaj partie.  Grupi i punës drejtohet nga kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dhe në të bëjnë pjesë ministrat Damian Gjiknuri dhe Ermonela Felaj, por dhe anëtarët e Asamblesë Armando Subashi, Bashkim Fino, Ethem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi.

Grupi i punës është mbledhur disa herë, ndërsa një tjetër ekip të rinjsh është marrë me përafrimet e modeleve të statuteve të partive europiane me statutin e PS-së. Ndryshimet e tjera në statut kanë të bëjnë me përshtatjen e tij me ndarjen e re territoriale dhe administrative, ku njësia vendore komunë nuk ekziston më.
Bashkia do të jetë njësia bazë organizative e PS-së, ku do të zgjidhet kryetari i partisë në këtë njësi. Funksionet dhe kompetencat e kryetarit të PS-së në bashki do të ndryshojnë. Ai do të jetë funksionar, me rrogë dhe nuk duhet të jetë i punësuar në administratën publike.
Gjithashtu, bashkia do të ketë një asamble të zgjeruar, ndërsa kompetencat e saj do të ndryshojnë për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe fuqi propozuese, por dhe kontrolluese të qeverisjes, kur partia është në pushtet. Të zgjedhurit e PS-së në çdo ish-komunë apo ish-bashki përbërëse e bashkisë së madhe do të përbëjnë dhe kryesinë e bashkisë./ Panorama

Next Post

Christina Aguilera i mahniti të gjithë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

July 27, 2026
Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

July 27, 2026
U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

July 27, 2026
Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

July 27, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Jo më shumë se 50 bashki, PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

July 27, 2026
Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

July 27, 2026
Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

July 27, 2026
“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

July 27, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA

July 27, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In