• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Punimet për interkonjeksionin Shqipëri-Maqedoni nisin këtë vit, projekti kushton 70 mln euro

by A R
17/01/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionet parlamentare diskutuan sot marrëveshjen e financimit të linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, projekt i cili parashikohet të nisë këtë vit e të finalizohet deri në vitin 2020.

Projektligji parashikon ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar 2016 për projektin “Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Maqedoni (zgjerim)”, nëpërmjet të cilës qeveria e Gjermanisë i jep mundësi palës shqiptare të marrë një hua me kushte të favorshme nga KFW, me vlerë deri në 20 milion euro për projektin që në total parashikohet të kushtojnë 70 milion euro.

Kjo është marrëveshja e dytë e huasë që merret për këtë projekt, pas huasë së parë në vlerë 30 milionë euro. Krahas huave, qeveria shqiptare do të mbështesë projektin me 5 milion euro ndërsa pjesa e mbetur do të mbështetet nga fondet e Bashkimit Europian.

Ky projekt, si pjesë e korridorit Lindje-Perëndim, do të mundësojë lidhjen direkte të sistemeve të energjisë të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe do të përmirësojë lidhjen e sistemit të shqiptar energjisë me rajonin.

Projekti parashikon një lidhje që shtrihet nga Fieri në Shqipëri deri në Manastir (Bitola) në Maqedoni raporton ATA. Nga ky financim mundësohet ndërtimi i linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Bitola afërsisht 151 kilometra, nga të cilat 56 kilometra janë në territorin shqiptar, zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 2, ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, dy dalje linje 400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier si dhe zgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier e lidhjen me rrjetin e transmetimit.

Impakti i projektit strategjik 

Në pikëpamjen strategjike, vlerësohet se projekti përforcon lidhjet interkonjektive me rajonin, duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe transitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon, zhvillon rrjetin 400 kV në zonën Jugore të Shqipërisë, ku parashikohen të zhvillohen burimet e ardhshme të prodhimit të energjisë elektrike dhe si pjesë e infrastrukturës së korridorit të tetë evropian krijon mundësi të mira për lidhje nëpërmjet kabullit nënujor me Italinë.

Projekti do të ketë impakt të rëndësishëm në krijimin e mundësive tregtare për shkëmbime ekonomike të energjisë elektrike nëpërmjet vendeve të rajonit dhe në ndarjen e rezervës së kapaciteteve që do të kontribuojë në një siguri më të madhe të funksionimit të sistemeve elektroenergjetike të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Po ashtu, projekti mundëson suport të ndërsjellë në raste emergjente dhe − shfrytëzim optimal të burimeve të rajonit që rezultojnë me kosto më të ulët të energjisë elektrike si dhe reduktim të kostos së gjenerimit të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, krijon kushte për lidhje në rrjetin e transmetimit të burimeve të reja (TEC me gaz në zonën e Korçës me përfundimin e projektit TAP dhe burimeve të rinovueshme diellore dhe me erë) si dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik të rajonit Jugor të Shqipërisë për shkak të furnizimit më të mirë me energji elektrike./a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Rriten shkëmbimet tregtare me Rusinë nga porti i Durrësit, e para Turqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

January 22, 2026
U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

January 22, 2026
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In