• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punimet në TKOB, Kumbaro: Shumëfishohen hapësirat, i dhurojmë publikut një teatër tërësisht modern!

by Java News
20/09/2017 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbatimi i  projektit për rikonstruksionin e Teatrit të Operas dhe Baletit po ecën me ritme të mira dhe të shpejta. Ka qenë vet Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka inspektuar punimet që po kryhen aktualisht në njërin prej institucioneve më të rëndësishme të artit në vend. Kumbaro, e cila e ka nisur këtë mandat të dytë nga mbikqyrja e kantiereve të kulturës, tha se çdo gjë po shkon sipas parashikimeve, ndërsa theksoi se  me zbatimin e projektit mjediset e reja të TKOB do të kenë sipërfaqe shtesë për artistët dhe administratën.

“Jemi në një ndër momentet e inspektimit të kantierit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Punimet  kanë ecur shumë mirë deri tani. Është punuar në mënyrë shumë intensive dhe në kushte shpesh edhe të vështira për mungesë të hapësirave të brendshme, problem që vazhdon duke u hequr zvarrë problemi juridik  me shoqërinë italaine, por problem që do ta zgjidhim shumë shpejt me masa të drejtpërdrejta, por pa dyshim ligjore.

Nga punimet e kryera dhe në zbatim të projektit kemi përfitim të sipërfaqes shtesë, përfitim të skenës dhe pjesës së publikut, por edhe dyfishim të hapësirës së gropës së orkestrës. Pjesa më e rëndësishme që shkon drejtpërdrejtë në interes të artistëve është fakti që kemi shtesë të hapësirave të  sipërfaqeve të shërbimeve të artistëve dhe administratës të TKOB”, tha Kumbaro.

Një tjetër lajm i  mirë që vjen nga ministrja e Kulturës është fakti, se sipas ecurisë së deritanishme të punimeve nuk parashikohet shtyrje e përfundimit të projektit dhe se brenda afateve të parashikuara TKOB do të jetë një teatër tërësisht i transformuar dhe modern.

“Kemi ecur me ritme të mira. Jemi brenda afateve të kontratës dhe me pak durim, besojmë që brenda limiteve të parashikuara do të kemi një Teatër të Operas dhe Baletit tërësisht të modernizuar, edhe pse gjithë pajisjet e vjetra mekanike që të viteve 50-të ndryshohen dhe automatizohen krejtësisht në shërbim edhe të publikut edhe të artistëve”, bëri të ditur ministrja e Kulturës.

Projekti për rehabilitimin e Teatrit të  Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor parashikon një rinovim tërësor të mjediseve  të brendshme, skenës, zgjidhje të problemeve akustike, shtim të hapësirave etj. Sipas kontratës parashikohet që brenda vitit 2019 publiku të mund të shijojë skenën e re të TKOB, të transformuar, dinjitoze dhe me hapësira të shtuara.

ma.me

Next Post
“Maria” i turret Porto Rikos, Tramp shpall gjendjen e emergjencës

"Maria" i turret Porto Rikos, Tramp shpall gjendjen e emergjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com