Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për shkak të punimeve të planifikuara që do të kryejë në disa kabina në Tiranë, do të stakojë energjinë elektrike sot deri në orën 14:00.
OSHEE njofton se kufizim të pjesshëm të energjisë do të ketë në rrugën “Irfan Tomini”, rruga “Kongresi i Lushnjes” pjesërisht, rruga “Ylbere Bylykbashi”.
Sipas OSHEE-së, punimet dhe riparimet në kabinat elektrike i shërbejnë sigurisë dhe furnizimit normalisht me energji elektrike të qytetarëve.
/a.r