Ekspozita e punimeve grafike nga piktori i famshëm spanjoll Pablo Picasso u hap në Mladenovac të Serbisë dhe do rri e hapur deri me 13 prill. Aty janë përfshirë 46 vepra.
Veprat e Pikasos janë pronë e çiftit Shkodlar dhe Llazar Vujiç nga Lubjana, dhe u krijuan në periudhën nga 1932 në 1969. Ekspozita, e cila përbëhet nga tri koleksione të punimeve u organizua në Qendrën për Kulturë Mladenovac.
Drejtor i Qendrës për Kulturë Mladenovac Branko Miloradović tha se pret shumë vizita dhe vuri në dukje se misioni kulturor i Qendrës është të paraqesë vepra të klasit botëror të artit.