Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Lushnjë, disa zona do të mbeten pa energji elektrike për disa orë.
Ditën e mërkurë (20 shkurt) gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të mbeten pa energji elektrike këto zona: ish-komuna Golem, Shegas,Allprenaj, Hajdaraj, Kasharaj, Ish Komuna Dushk, Dushk, Konjat, Thanasaj, Gramsh, Zham.
Për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe evitimin e humbjeve në rrjet OSHEE është duke ndërmarrë një sërë investimesh në të gjithë vendin.