Në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa, vazhdon puna për riparimin e shtresave të asfaltit, gropave dhe pjesëve të dëmtuara.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aks ku punimet po ecin me ritme të shpejta duke mos penguar trafikun e mjeteve.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rehabilitimin e rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Gjatë sezonit të verës, qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa është shtuar ndjeshëm, si rezultat i shmangies së fluksit të shtuar të qarkullimit në autostradën Tiranë- Durrës, nga turistë e pushues që frekuentojnë qytetin bregdetar të Durrësit.
Punimet në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa po zhvillohen në kuadër të Projektit të Mirëmbajtjes së Bankës Botërore, bazuar në performancë dhe rezultate, po bëhet riparimi i shtresave asfaltike gropave dhe pjesëve të dëmtuara duke përmirësuar kështu në qarkullimin e mjeteve.
/a.r