Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri bën me dije se është hapur tuneli 500 metër i gjatë, pjesë e projektit të Rrugës së Arbrit.
Në një postim në facebook, Gjiknuri shkruan se po vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.
“Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.
Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit.
Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës🛤🚧🚦🛑”-shkruan Gjiknuri teksa poston fotot e tunelit.
a.ç