• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Punët e vogla dhe marrëzitë e mëdha

by
13/09/2015 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punët e vogla dhe marrëzitë e mëdha

Të hënën prova e Veliajt për trafikun

11072835_10153632572266926_7523049916526173194_oDuke nisur nga e hëna në mëngjez, me fillimin e vitit të ri shkollor, Tirana rrezikon si çdo vit kaosin. Vetura prindërish dhe furgonë nxënësish ndalojnë në dyert e shkollave nëntë vjeçare kryesisht, për të çuar në shkollë e kthyer fëmijët në shtëpi. Pjesë e një kujdesi të shtuar kjo, e pashmangshme prej shumë vjetësh dhe bashkëshoqëruese për shumë vjet të tjerë në të ardhmen. Hyrjet e shkollave në veçanti, njëlloj e në mos më keq se përgjithësisht gjithë rrugët e Tiranës, janë tërësisht të papërshtatshme për të përballuar një fluks të tillë trafiku, sidomos në dy orët e pikut: fillimin dhe mbarimin e shkollës. Një makth me dy seri qoftë për fëmijët, qoftë për prindërit.

Pak ditë më parë kryetari i ri i bashkisë së Tiranës foli për trafikun e rënduar, për kohën fizike dhe vuajtjen psikologjike të nxënësve dhe të prindërve të tyre që humbet tërësisht kot. Dhe njoftoi disa masa të reja që kanë të bëjnë me disiplinimin e lëvizjes në rrugë. Duke nisur që me mjetet që bëjnë furnizimet e rrjetit kapilar të dyqaneve, minimarketeve të lagjeve në të cilat gjendet gjithçka, që nga qumështi e deri tek bombolat e gazit. Gjithkush që ka drejtuar një makinë e ka provuar rregullisht vuajtjen e ngecjes mbas një furgoni të madh, me një shofer përgjithësisht arrogant që ndalon ku i teket, sa i teket dhe për një kohë të barabartë me atë që i teket ose që mund të përdoret për të pirë me nge një dopio konjaku në lokal. Mungesa e tyre të hënën në mëngjez në rrugë, do të jetë dhe dita e parë që do të tregojë shkallën e lartë të bllokimit të trafikut që ato afronin dhe ndikimin e rëndë të tyre në bllokimin e rrugëve.

Nesër është dhe prova e parë e Veliajt në këtë pikë të nxehtë. Gjasat janë që trafiku të jetë më mirë se vjet. Në këtë qytet të madh e të rrëmujshëm, shumë shpesh vlejnë pikërisht akte të tilla të vogla, praktikë dhe me rrjedhojë të drejtpërdrerjtë që mund të japin rezultat të menjëhershëm. Madje kjo është dhe mënyra më e mirë për të shpëtuar gjithë vendin nga kaosi i pabesueshëm ku hyn e del si në një spirale të çmendur: akte të mençur e praktikë, që zgjidhin dora dorës halle të vogla e të panumërta që shqetësojnë jetën e gjithë qytetarëve. “Punët” e mëdha e gjigante, nga ato që do ta bënin Shqipërinë, fjala vjen, një supërfuqi të vogël, janë thjesht marrëzi, njëlloj si ky togfjalësh i marrë. Sepse janë thjesht utopi në rastin më të mirë. Rasti më i keq për arsyet se pse ato shpiken, është pastaj vërtet një gjë shumë e keqe./ L.V.

Next Post

Itali, shqiptari shmang grabitjen, karabinierët: T’i jepet leja e qëndrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com