• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

by El Be
06/04/2026 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Erion Malaj, ka folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, ku ka shpjeguar nismën e socialistëve “Punët e Shqipërisë” dhe qëllimin e saj.

Sipas Malajt, kjo iniciativë ka lindur si një nevojë për të rikthyer kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, pas një periudhe të caktuar shkëputjeje. Ai theksoi se fokusi kryesor është diskutimi i çështjeve që prekin përditshmërinë e njerëzve.

“Punët e Shqipërisë ka nisur si një nevojë për të qenë në kontakt direkt me qytetarët dhe për të folur për problemet që janë më të rëndësishme për ta sot”, u shpreh ai.

Deputeti socialist e cilësoi këtë nismë si një proces të brendshëm të Partia Socialiste e Shqipërisë, që synon të forcojë komunikimin fillimisht me strukturat e partisë dhe më pas me qytetarët.

“Është diçka e brendshme e PS-së, që na bën të jemi më të drejtpërdrejtë me qytetarët. E nisim nga strukturat tona dhe më pas vijojmë me çdo qytetar”, tha Malaj.

Ai shtoi se temat e diskutimit përfshijnë çështje kyçe si integrimi europian, ekonomia dhe problematika të tjera të përditshme. Teksa u pyet për çështje si çmimi i karburanteve, Malaj bëri dallimin mes rolit të partisë dhe qeverisë, duke shtuar: “Me çmimin e naftës merret qeveria, nuk merret partia. ‘Punët e Shqipërisë’ është për të komunikuar dhe për të shpjeguar procese të rëndësishme”.

Malaj bëri me dije se nisma do të zgjasë për nëntë javë, ku çdo javë do të trajtohet një temë e veçantë. Java e parë i është kushtuar procesit të integrimit europian, për të sqaruar, sipas tij, keqinformimet dhe perceptimet e gabuara që kanë qarkulluar.

“Ka pasur informacion të gabuar apo jo të plotë për integrimin, madje edhe pretendime se procesi ka ngecur, gjë që nuk është e vërtetë. Për të qenë transparent, duhet ta nisësh nga terreni”, përfundoi Malaj.

Next Post
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In