• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësimi / Tregu kërkon profesionistë, por shqiptarët duan punë zyre

by Java News
05/02/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Edhe pse Shqipëria është e fundit në rajon sa i përket papunësisë në vend, duket se beteja e shifrave dhe e pretendimeve do të vijojë të mbetet në aspektin e debatit politik. Megjithatë, vetëm dy ditë më parë rrjeti mediatik ‘Al Jazeera’ duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore, theksonte se papunësia në Shqipëri është në nivelin e 16.1%. Ndërkohë, fqinjët si Maqedonia apo Bosnja dhe Hercegovina e kalojnë shifrën e 27% të papunëve.Por pavarësisht shifrës së Bankës Botërore, të dhënat e INSTAT flasin për 17.5% të papunë e megjithatë diferenca mes dy shifrave nuk ka ndonjë hendek ekstrem.

Çështja e papunësisë ka qenë sot edhe debati i disa tryezave në vend, kjo sepse pas mbarimit të muajit të parë të vitit fillon edhe publikimi i raporteve nga institucionet qeveritare dhe ato ndërkombëtare. Ministri Blendi Klosi ka propozuar sot ngritjen e Agjencive private të punësimit, sikurse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Roli i këtyre agjencive, pas një rishikimi të Kodit të Punës, do të jetë kryesisht ai i rekrutimit të punëtorëve. Në të njëjtën vijë ka qenë edhe kreu i Dhomës së Tregtisë, i cili theksoi edhe rikthimin e dëshirës për punë.

“Edhe në vendet e rajonit, fqinjë me ne, nuk është se ka paga më të larta sesa te ne, por atje ka një dëshirë të theksuar për të punuar. Realisht, kjo është një sfidë dhe duhet të kthehet tashmë në eficiencën e fuqisë punëtore për t’iu përgjigjur zhvillimit ekonomik dhe rentabilitetit familjar. Kjo pasi në Shqipëri ka punë, por nuk ka shumë dëshirë për të punuar”, – do të deklaronte Nikolin Jaka.

Por përse e gjithë kjo? Në fakt, të gjithë indikatorët matës të papunësisë, përfshirë edhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, kanë bërë prej disa vitesh përpjekje për rekrutime, por rezultatet kanë qenë të papërfillshme aq sa për të ndikuar në uljen e shifrës zyrtare të papunësis. Në fillim të shkurtit, SHKP raporton 3.261 vende pune të shpërndara në 65 bashki të vendit. Ndërsa punëdhënës të regjistruar që janë në kërkim të herë pas hershëm për punëtorë rezultojnë të regjistruar 27.133. Madje marrëdhënia kërkoj-jap punë është thjeshtuar aq sa aplikimi mund të bëhet edhe online. ( Shih http://puna.gov.al/VLPDisplay.aspx )

Nga ana tjetër, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gentian Sejko, deklaroi dje se pavarësisht investimeve private në rritje, Shqipëria nuk ka potencial punësimi. E thënë ndryshe, kërkesa e privatit për punësim nuk përputhet me pretendimet e punëkërkuesve.

Arsyet e mungesës së profesionistëve në treg mund të jenë të shumta. Një pjesë e të papunëve në Shqipëri vijnë nga një brez i cili ka punuar ndër vite në sistemin e kaluar, në profesione që sot janë zhdukur nga industria apo u mungojnë njohuritë mbi teknologjinë e re. Së dyti, arsimimi i gabuar i të rinjve ka sjellë që kërkesat për punësim të fokusohen kryesisht te punët e zyrës dhe jo në profesione të caktuara. Mbidiplomimi në Shkenca Sociale, Drejtësi, Ekonomik etj ka bërë që të rinjtë ta varfërojnë tregun e punës dhe të presin nga procedurat burokratike që lidhen kryesisht me punësimin në administratën shtetërore.

Një pretendim i tillë mund të konfirmohet edhe në kërkesat që ka Departamenti i Administratës Publike, institucion ky që merr në testim pretendentët dhe më pas ndjek procedurën e emërimit në institucionet që kanë kërkesa. Megjithatë, kërkesat e administratës publike sa vijnë dhe tkurren për shkak edhe të ristrukturimeve që pësojnë organikat herë pas herë. Ndërkohë, nevojtar më shumë sesa të papunët duket se mbetet investitori, i cili sipas të gjitha të dhënave, e ka tepër të vështirë të gjejë krahun e punës në Shqipëri.

(javanews.al/a.r)

Next Post

Atletico Madrid, “kampion” në merkato

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In