• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Punësimi në Gjermani, fakte në vend të miteve

by A R
03/12/2015 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur mijëra largohen nga shtëpitë e tyre në drejtim të Gjermanisë me përfytyrime të gabuara, atëherë mungon një gjë: informacionet e sigurta. Ato i jep Deutsche Welle në këtë faqe të veçantë, shpjegon Verica Spasovska.

Qindra mijëra njerëz vijnë këtë vit nga Ballkani në Gjermani. Qëllimi i tyre: një jetë më e mirë sesa në atdheun e tyre. Shpresa e tyre: një perspektivë për veten dhe fëmijët e tyre, punë, mundësi më të mira për fëmijët në tregun e punës. Ndryshe nga eksodi i njëzet vjetëve më parë, kur lufta civile në ish Jugosllavi shkaktoi një valë të madhe refugjatësh, sot për fat të mirë nuk ka më dhunë dhe arbitraritet më në rajon. Vendet e Ballkanit janë sot në vitin 2015 më tepër në pragun e Bashkimit Evropian, lufta dhe represioni shtetëror i përkasin së kaluarës. Por në Ballkan mbizotëron në shumë vende papunësia e lartë tek të rinjtë, klientelizmi, stanjacioni ekonomik. Zhgënjimi për ekonominë e dobët, mungesa e perspektivës për të rinjtë, këto janë arsye krejtësisht të kuptueshme, se përse njerëzit e lënë atdheun e tyre. Problemi është megjithatë se shumë nga ata, që aktualisht vijnë nga Ballkani në Gjermani, aplikojnë pa sukses për azil. Azil në Gjermani përfitojnë si rregull vetëm njerëzit, që janë persekutuar politikisht, ose që vijnë nga vendet e luftës civile si Siria.

Kush nuk ka të drejtë të qendrojë, duhet të shkojë

Njerëzit, që vijnë në Gjermani për shkak të gjendjes së keqe ekonomike në vendin e tyre, nuk kanë të drejtë për azil. Ato duhet të largohen përsëri nga Gjermania. Për shumë kjo nuk është e qartë. Dhe shumë besojnë se Gjermania është toka e premtuar, ku çdo gjë është më e mirë se në vendin e tyre. Se aty është fare e lehtë për të gjetur një punë dhe një banesë, se mund të fitohen shpejt para. Megjithë kulturën e mikprites në Gjermani, që çmohet me të drejtë, nuk është aspak kështu! Dhe aspak, kur zgjedh rrugën e azilit. Edhe në Gjermani, e cila, ndryshe nga shumë vende të tjera të BE-së hap zemrat dhe dyert e saj për refugjatët, rruga për një të huaj nuk është e lehtë. Që të mund të ecësh, duhet të zotërosh fillimisht gjuhën gjermane. Pastaj duhet bërë njohja e diplomave. Edhe këtu Gjermania ka rregullat e veta të rrepta. Dhe kush nuk është qytetar i BE-së, në aplikimin e tij për vend pune duhet t’ua lërë rradhën konkurrentëve me kualifikim të njëjtë, por që vijnë nga Gjermania apo vendet e tjera të BE-së.

Rrugët legale për në Gjermani

Gjermania ka integruar me sukses miliona të huaj në dekadat e fundit. Ajo është një vend i hapur dhe ekonomikisht i fuqishëm në zemër të Evropës, që do të pranojë edhe në të ardhmen njerëz nga e gjithë bota. Edhe për njerëzit nga Ballkani ka mënyra krejtësisht ligjore për të ardhur në Gjermani: për trajnim ose për punë. Çfarë kushtesh janë të nevojshme dhe kush mund të qëndrojë përherë në Gjermani, këtyre pyetjeve u përgjigjet Deutsche Welle në këtë fokus tematik. Sqarimet dhe informacionet objektive në lidhje me kushtet reale në Gjermani janë për ne të rëndësishme. “Fakte në vend të miteve” është një udhëzues i dobishëm dhe i arsyeshëm për të gjithë ata, që duan të marrin rrugën për në Gjermani.

Deutsche Welle

Next Post

Aksident në Fushë-Krujë, vdes 12-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In