• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësimi i mësuesve, publikohen datat dhe tezat e provimit

by Java News
05/03/2018 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri ditë përpara se të nisin provimet, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar kalendarin e datave si dhe emrat e 800 kandidatëve, që kanë aplikuar për të fituar mundësinë e punësimit për një nga vendet vakante në arsim.

Të parët që do të testojnë njohuritë e tyre nga kjo e martë deri në datën 13 mars janë mësuesit e profilit gjuhëletërsi, të ndjekur nga arsimi fillor, parashkollor e gjuha angleze. Në total, janë rreth 6 mijë mësues që do të futen në provime, që janë parashikuar të zgjasin deri më 27 prill.

ÇFARË PËRMBAN TEZA

Specialistët e IZHA-s kanë hartuar pesë llojet e testeve sipas grupimeve kryesore të profileve. Përgjatë 60 minutave, kandidati do të duhet t’iu përgjigjet 50 pyetjeve me alternativa, të hartuara në bazë të shkallës së vështirësisë: të lehtë, mesatar dhe të vështirë, duke u vlerësuar përkatësisht me 1,2 dhe 3 pikë.

Në rast se të gjitha përgjigjet janë të sakta, kandidati fiton plot 70 pikë, të cilat së bashku me ato të dosjes, 30 maksimalisht, përbëjnë totalin e pikëve me të cilat ai garon për një vend vakant.

Ashtu si provimi, edhe vlerësimi do të bëhet manualisht. Secili prej mësuesve që i nënshtrohet provimit do të informohet menjëherë pas tij me numrin e pikëve që ka marrë.

Kandidatët që janëtestuar vitet e kaluara dhe duan të mbajnë pikët që kanë, nuk janë të detyruar të futen në provim. Pikët e tij dërgohen nga njësia arsimore vendore në MAS dhe do të shërbejnë për renditjen për fundimtare që do të bëjë Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar.

datat e provim mesues

PROVIMI

Në të katërtin vit të “Mësues për Shqipërinë”, arsimtarët e rinj e të vjetër që janë në kërkim të një vendi pune do të testohen në formë dixhitale në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ose ish-AKP. Thuajse të gjithë mësuesit kanë kaluar një herë nga kjo godinë me dhënien e provimit të licencimit.

Kështu, si forma dhe rregullat e tij janë gati të njëjta. Kandidatët, së pari, duhet të shikojnë datën dhe orën e testimit dhe të paraqiten atje së paku 30 minuta më herët, të pajisur me një kopje të kartës së identitetit ose pasaportës si dhe formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të
konkurrimit.

Mungesa, qoftë e njërit prej dokumenteve e penalizon kandidatin nga provimi, duke i humbur të drejtën për t’u testuar, e rrjedhimisht edhe për t’u punësuar. Sipas rregullores së MAS, nëse kandidati nuk paraqitet në testim ose tërhiqet para fillimit të tij, atëherë ai nuk vlerësohet si i kryer.

Po ashtu, ai e ka mundësinë të tërhiqet gjatë testimit, por me kushtin që të nënshkruajë një deklaratë me rezultatin e marrë. Ama, një gjë është e qartë: nëse ai del nga salla, nuk mundet të rihyjë më për t’u testuar.

Next Post
Si sot, më 5 mars, vdiq Volta dhe Stalini

Si sot, më 5 mars, vdiq Volta dhe Stalini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com