• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Punësimet në turizëm/ Kumbaro premton nga Vlora: T’u japim dinjitet profesioneve të shërbimit

by Java News
30/04/2022 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vlora në një event dedikuar shkollave dhe formimit profesional, ministrja Mirela Kumbaro ngriti problematikën e kërkesave që të rinjtë dhe familjarët e tyre kanë për të punuar në sektorin publik, ndërkohë që oferta punëdhënësve privatë që operojnë në turizëm është e lartë.

Në panelin e përbashkët me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ministrja Kumbaro dha dy shembuj ilustrues të fenomenit:

“Do ta filloj me dy episode të vogla, edhe pse njëri në fakt nuk është i vogël. Një deputet sa herë shkon në qark përballet me shumë probleme. Një ndër të tjera është kërkesa nga komuniteti, djem, vajza e prindër sidomos: “Më gjej një punë në shtet për djalin dhe për vajzën.” Shkova në zyrën e punës në qarkun e Gjirokastrës të administruar nga Ministria e Fincancave dhe Ekonomisë dhe mora gjithë kërkesat nga sektori privat për burime njerëzore. 110 kërkesa janë sot në databazën e Zyrës së Punës dhe 99% e këtyre kërkesave janë në sektorin e turizmit: kuzhinier, ndihmësguzhinier, recepsionist, kamarier, punonjëse shërbimi nëpër hotele, asistentë të ndryshëm, udhërrëfyes. Mbizotëron idea “Më mirë një rrogë më të vogël, por të jetë në shtet”. Kjo është një luftë e madhe me mentalitetin të cilën vetëm të gjithë bashkë mund ta përballojmë. Ky ishte episodi i parë. Episodi i dytë ishte në një nga restorantet e Vlorës ku kamarierët që shërbenin ishin një djalë shqiptar, nxënës i shkollës tregtare, një vajzë kamariere hollandeze, dy kamarierë nga Moldavia dhe dy kamarierë të tjerë nga Ukraina”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Kumbaro u kërkoi përfaqësuesve të bizneseve dhe turoperatorët që të rrisin vlerësimet ndaj profesioneve të tilla.

“Ne flasim për profesione, por a kemi punuar mjaftueshëm për formimin, kualifikimin e punëdhënësve? A ju japim ne mjaftueshëm dinjitet profesioneve në fushën e turizmit, punonjësve të shërbimit, të pastrimit të dhomave të hoteleve, kamarierit, recepsionistit, atij zotërisë që të merr bagazhet kur futesh në hotel, pjatalarësit, e kështu me radhë? Nëse i trajtojmë me dinjitet, kamarieri nuk do të ikë, do të ndihet profesionalisht më lart. Kemi filluar vitet e fundit me shefat e kuzhinës t’u japim një profil më të spikatur, më interesant dhe më i mirëpaguar, duke qenë një lloj patente për emrin e restorantit dhe hotelit dhe kjo do të thotë që jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Kumbaro.

Ministrja Ibrahimaj nga ana tjetër u shpreh se kërkesa për punësim në sektorin e turizmit sa vjen e rritet ndërkohë.

“Në sezon kemi 2500 të punësuar më shumë gjatë vitit. Me rritjen e numrit të turistëve, është rritur kërkesa për punësim dhe numri i bizneseve që operojnë në këtë fushë. Është detyra jonë që të përgatisim stafe të kualifikuara, pasi nuk është vetëm e nevojshme që të ndërtosh struktura akomoduese, restoracioni shërbimesh, por është shumë me rëndësi që niveli i shërbimit të jetë aty ku duhet. Ne duam që përmes një bashkëpunimi më të fortë me bizneset të kuptojmë se cilat janë kërkesat në kohë reale, të fillojmë të punojmë sot për sezonin e ardhshëm. Çdo vit rriten me 2500 kërkesat për punësim ndërkohë që oferta e shkollës së hoteleri turizmit në Vlorë është vetëm 240 studentë në vit. Kjo do të thotë që do të duhet të ridimensionojmë të gjithë ofertën tonë në ata sektorë ku është më e nevojshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Pjesëmarrës në takim ishin nxënës të shkollave profesionale të Vlorës, të cilët prezantuan eksperiencat e tyre në sektor dhe punimet në një panair të dedikuar.

Link video pamje: https://www.filemail.com/d/unzbprugjlakkrv

Next Post
“Basha e dëmtoi PD”/ Ibsen Elezi: Ja si mund të fitojmë, të mos presim Metën, por…

“Basha e dëmtoi PD”/ Ibsen Elezi: Ja si mund të fitojmë, të mos presim Metën, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In