• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Punësim në Gjermani? Duhet plotësuar vetëm një kusht

by A R
07/12/2017 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania ka lehtësuar procedurat për marrjen e vizës së punësimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor duke u bërë thirrje njerëzve që të tërhiqen nga kërkesa për azil dhe të regjistrohen për punë në ndonjë agjenci apo ndërmarrje.

Sipas “Die Welt”në Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga Ballkani është rritur me 70% në tetë muajt e parë 2017.

Gazeta i kushton dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani.

Një punë në Gjermani, shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin këtë si të vetmen rrugëdalje nga papunësia në atdheun e tyre. Aplikantët pjesërisht duhet të presin një vit derisa Ambasadat Gjermane në vendet e tyre t’u lëshojnë vizën e punës. Megjithatë në tetë muajt e parë të vitit është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”.

Një në tre viza pune për vendet e treta, sipas këtyre të dhënave, i ka është dhënë një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lehtësimi i procedurave për njerëzit nga vende si Shqipëria, Kosova apo Bosnjë-Hercegovina është aplikuar që nga fillimi i vitit 2016.

Arsyeja është se në kulmin e fluksit të refugjatëve në vitin 2015 vinin edhe shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Autoritet gjermane ishin të papërgatitur nga ky fluks duke qenë të mbingarkuara me refugjatët nga Siria.

Meqenëse për të ardhurit nga Ballkani arsyeja e largimit nga atdheu ishte ekonomike, qeveria federale vendosi, një rregullore të re: aplikantët të kenë një ofertë konkrete pune nga Gjermania.

Kësisoj qysh nga viti 2016 kandidatë për punësim nga këto vende mund të aplikojnë për një vizë pune, përcjell DW.

Atyre nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale, sikurse ndodh në rastin e së ashtuquajturës Blue Card, që është e parashikuar për specialistë.Kryesisht vizat e punës janë lëshuar për punëtorë në degën e ndërtimit, por ka nevojë për krah pune edhe në sektorin e gastronomisë, të shërbimeve dhe të kujdestarisë për të moshuarit. /b.d

Next Post
Zëvendëskryeministri serb i Kosovës Jevtiq: Serbë kthehuni!

Zëvendëskryeministri serb i Kosovës Jevtiq: Serbë kthehuni!

Comments 1

  1. Xhoni says:
    6 years ago

    Jam shum puntor

    Reply

Leave a Reply to Xhoni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Mandati i Ballukut? Balla replikon me PD: Vendimi për të pritur GJK është i duhuri! Ankimojeni nëse…

January 29, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

January 29, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

January 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Janar 2026

January 29, 2026
Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

January 29, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

January 29, 2026
Le Monde “zbërthen” Edi Ramën! Kryeministri, nga piktura te atletet: Jam unë edhe kaq!

Le Monde “zbërthen” Edi Ramën! Kryeministri, nga piktura te atletet: Jam unë edhe kaq!

January 29, 2026
Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve

Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve

January 29, 2026
Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë për Kuvendin; Peleshi: Jemi brenda rregullores

Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë për Kuvendin; Peleshi: Jemi brenda rregullores

January 29, 2026
DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In