• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Punësim e mbështetje sociale për gratë e vajzat”, Evis Kushi në Elbasan: Mbështetja ndaj PS do të thotë më shumë fuqizim ekonomik!

by
12/04/2021 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin e zhvilluar me gra e vajza të qytetin të Elbasanit bashkë me Kryeministrin Rama dhe kandidatët e tjerë për deputetë të Qarkut Elbasan, Znj. Evis Kushi në fjalën e saj përshëndetëse ka nënvizuar fillimisht se në skuadrën e PS ka një përfaqësim shumë të mirë të grave e vajzave.

“Por ajo që na bashkon më shumë se çdo gjë tjetër është dashuria për Elbasanin. Për ta parë më të zhvilluar, me më shumë investime, më të begatë, me më shumë projekte. Dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që e shajnë çdo ditë, ata që e njollosin padrejtësisht tashmë prej shumë vitesh. Ata që e dinë shumë mirë që duke prishur imazhin e Elbasanit mund të rrezikojnë largimin e investitorëve apo të turistëve. Ndërkohë, që Elbasani është e ardhmja jonë. Dhe ne, me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën punojmë çdo ditë për Elbasanin e së ardhmes” – ka nënvizuar Znj. Kushi.

Kushi është ndalur tek disa prej projekteve të realizuara në Elbasan:

“Në këto vite kemi realizuar shumë projekte të mëdha, kemi ndërtuar këtë stadium, kemi ndërtuar impiantin e përpunimit të mbetjeve, kemi punuar shumë për arsimin, duke rikonstruktuar 33 shkolla dhe duke ndërtuar 10 objekte të reja arsimore. Kemi punuar shumë për shëndetësinë, duke rehabilituar spitalin rajonal, me standardet më të mira. Po kështu kemi punuar për infrastrukturën. Për bujqësinë, me autostradën e re bujqësore Bujqës-Jagodinë, e cila ka filluar t’i japë rezultatet dhe frytet e veta për fermerët” – tha Znj. Kushi duke nënvizuar se pas 25 Prillit, do të fillojnë edhe projektet e reja si rivitalizimi i kalasë, bypass-i i Elbasanit, “Lungo Fiume” e plot projekte të tjera infrastrukturore.

Ndër të tjera, Znj. Kushi cilësoi se mandatin e ardhshëm do të bëhet akoma më shumë për të mbështetur gratë dhe vajzat.

“Ashtu siç kemi arritur barazi të plotë gjinore në qeveri, në këshillat bashkiakë, e në shumë institucione të administratës publike, ne do ta shtrijmë këtë në të gjitha nivelet. Për më shumë fuqizim ekonomik, për më shumë punësim dhe më shumë mbështetje sociale për gratë dhe vajzat. Por, për këtë na duhet mbështetja juaj për PS dhe Edi Ramën”./ b.h

Next Post
Basha i uron besimtarët katolikë për Pashkët, pa e lënë politikën: Ditë më të mira po vijnë!

VIDEO/ "Si duket lagjja? Super fare", gafa e radhës e Bashës: Si gjithë Tirana, si gjithë Shqipëria!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com