• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Punë heroike e SPAK…’/ Lesi: Mafia dhe politika janë trembur nga Altin Dumani, t’i sigurohet jeta pasi….!

by Java News
30/08/2023 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi ka komentuar në gazetën e tij, lajmet se kreu i SPAK, Altin Dumani, lëviz me makinë të blinduar.

“E pritshme kjo në Shqipëri, pasi kur preken fijet dhe “enët e gjakut” të një sistemi mafioz siç është në Tiranë, do të kemi reagime nga krimi i organizuar që ka lidhje me struktura të shtetit.

Tentakulat e mafies kanë hyrë thellë kudo në shtet, në biznes, media dhe politikë. Ndaj lufta që po bën Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK është heroike, bile epokale. Vetëm nëse vazhdojnë kështu dhe pa frikë, Shqipëria mund të pastrohet brenda 10 vitëve nga krimi dhe mafia politike e cila ka lidhje të ngushta me krimin e organizuar.

Ndërkohë mësohet se arrestimet e fundit si dhe ato të pritshme gjatë kësaj vjeshte kanë sjellë që egërsia e kësaj mafie të rrezikojë jetën e prokurorëve të SPAK-ut dhe sidomos të kreut të saj Altin Dumani.

Prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar.

Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor. Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.

Prokurorët e SPAK, kreu i BKH dhe gjyqtarët e posaçëm duhen ruajtur kudo me forca të specializuara dhe të trajnuara jashtë vendit, sepse flitet jo vetëm për jetën e tyre dhe të familjeve, por për fatin e demokracisë në Shqipëri.

Siç ka ardhur puna duke mos patur opozitë serioze dhe të besuar, publiku i ka sytë vetëm nga SPAK, ndaj duhet që shteti (ajo pjesë e shtetit e pa përzier me mafien) të rrisin masat e sigurisë së tyre.

Meqë jemi te kjo temë delikate, duhet shtuar se përveç sigurisë të SPAK dhe atyre që lidhen me punën e tyre hetimore, ka nevojë që shteti (nëse nuk e ka me hile) edhe t’ju rrisë pagat atyre që të mos kenë asnjë arësye të shikojnë anash apo lart nga qielli dhe kështu pastrohet politika dhe shteti nga mafia.

Prokurorët e SPAK janë sot njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe si të tillë duhen trajtuar”, shkruan ai.

Next Post
“Reklamimi i jetës luksoze në Britani në TikTok po josh burrat kuksianë!”/ The Economist: Gratë jetojnë të vetme, maturantet s’kishin çuna në…!

"Reklamimi i jetës luksoze në Britani në TikTok po josh burrat kuksianë!"/ The Economist: Gratë jetojnë të vetme, maturantet s'kishin çuna në...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In