Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares, pritet të huazohet te skuadra nga Serie B, Avellino.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti gjatë javës pritet të prezantohet te skuadra e re, Avellino.
Atalanta, e cila mban kartonin e lojtarit, dhe ekipi nga Serie B kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, raportojnë mediat italiane, shkruan Express.
Kështu, ish anëtari i Zurichut do të huazohet te skuadra e Avellinos deri në fundit të sezonit, pasi te Atalanta nuk e kishte vendin e sigurt. (b.an)