• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puna

by Edison Ypi
12/01/2024 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Në vendin ku të shurdhonin planet, afatet, zotimet, premtimet, dhe të qorronin pankartat gjigande me puntorë pararojë, heronjtë e punës socialiste, kronikat, kooperativat, fushat, plugjet, traktorat, po të punoje të cilësonin “qen i punës”, po të mos punoje të burgosnin “për parazitizëm”.

E vetmja rrugëdalje nga kjo dilemë që zbatohej në masë, ishte të punoje pak dhe keq. Aq pak dhe aq keq sa të ishte e mundur. Deri te një prag, pas të cilit çfaqej rreziku me të transferu nga burgu i madh Shqipëri rrethuar me tela me gjëmba, në burgun e vogël në Spaç me tela me gjëmba, plus karakolla.

Kongreset e zhurmshme, plenumet e heshtur, mbledhjet nëpër ndërmarrje që ulurinin për punën, nuk arritën kurrë në asnjë vesh, nuk bën kurrë asnjë efekt.

Sa më tepër punë, aq më i madh rreziku të bije në sy dhe t’i bëje hije dikujt që betohej se do ta bënte, dhe ta bënte, gjëmën.

Punë quhej vetëm “puna e krahut”, ajo që kryhej me muskuj, me gjymtyrë, këmbë e duar, ajo që të lodhte, si mekanik, marangoz, bujk, etj.

Puna e mendjes, puna intelektuale, nuk ekzistonte. Për lodhjen e mendjes s’bëhej fjalë. Aq e vërtetë është kjo, sa “Punë e mbarë” përshëndetnin vetëm ata që punonin me krahë. Kurrë ata që punonin në zyrë.

“Punë dreqi”, “Punë muti” e kishin në majë të gjuhës për të gjitha punët dhe punëdashësit.

“Punë e madhe” se X punë u bë keq, a s’u bë fare, ironizonin punën e pamjaftueshme për shumçka që s’ndryshonte asgjë edhe nëse bëhej edhe nëse s’bëhej.

Pasi i shembën kishat e xhamiat dhe masakruan priftërinj e hoxhallarë, thoshin: Po të ishte e mirë puna, do punonte edhe prifti dhe hoxha.

Filani e vë punën përpara, ishte e vërtetë. Muhameti nga Laskoviku dhe Kristi nga Puka e vinin punën përpara, dhe vetë mbeteshin mbrapa.

Pëshpërinin me njëritjetrin:

Ata bëjn sikur më paguajnë, unë bëj sikur punoj.

Ose: Punoj aq sa më paguajnë.

“Puna me njerzit” demek edukimi i njerzve, ishte një dërdëllitja propagandistike orwelliane e neveritshme.
Ku kishte vetëm zhele dhe vërdallosje, thoshin: mos i shiko gunën por punën.

“Rroba pune” quheshin ca rrecka doku që kishin qënë nja tre a katër muaj të reja, por pas dhjetë vjetësh ende në trup mbuluar nga pisllëku s’kishte ku i kapte qeni.

Një gajasje më vete ishte “Pushim nga puna”. Dukej sikur çoç do ndodhte. Por ishte vetëm kërcënim. Partia e Punës nuk të linte kurrë pa punë. Në mos në ofiçinën e pisët, në minierën e tmerrit ku sëmureshe dhe vdisje për pak vite.

Përveç “shok shkolle”, “shok ushtrie”, “shok zborri”, mund të kishe edhe “shok pune” që mund ta qerasje me ndonjë teke te klubi i lagjes nga frika mos të spiunonte.

Ishin aq të fiksuar pas punës inekzistente sa për çdolloj gjëje që nuk u përkiste thoshin “s’është puna ime”.
Talleshin hokatarët me “orarin e punës”:

Vërtet vij vonë në punë, por të paktën iki herët.

Ose me sloganin e kohës së punës “Ta shfrytëzojmë 8 orshin”, për të cilin thoshin:

Orpo ne 8 orshin e shfrytëzojmë e kusur s’i lemë. “Puna” është të na shfrytëzojë 8 orshi ne.

Partia e Punës nxirrte gazetën “Puna”, një llomotitje grafologjike e pështirë që me punën s’kishte asnjë lidhje.
“Puna vullnetare” zakonisht të dielave ishte një yxhym nëpër ara ku korrrej gruri për të mbledhur kallëzat e mbetura, ose për të vaditur e prashitur ullinjtë andej nga Baldushku. Të mos shkoje në “Punë vullnetare” të hiqnin ditën e punës së nesërme, të hënës, kur në punë do shkoje, por paret nuk do i merrje.

“Puna fizike” ishte 1 muaj në vit për nëpunsat e zyrave që shkonin te ca ara në periferi të qytetit ku, në vend të pastronin kanalet ujitëse si qe’ llafi, shulloheshin në diell dhe ja kërrcisnin muhabetit.

“Dita e punës” së kooperativës ishte një vlerë monetare rrënqethëse e krahasueshme me vendet e urisë në Afrikë. Shkonte edhe 18 lekë të vjetra për 1 ditë pune, sa një paketë cigare Partizani pa filtër.
Filani e “Zvarrit punën” e paraqiste punën si një qen të ngordhur që duhet hedhur tutje.
“Lavdi punës”, ishte slogan i rrallë.
Pas sloganeve për partinë, bukën, rrethimin, vigjilencën, puna dhe lavdia e saj, si të parëndësishëm, ishin të fundit.
“Punë me spec”. Kur taksiratet shtoheshin, burgu dukej afër. Spiuni kishte bërë punën e vet.

“Punim shkencor”, punë bythpambukësh që mbahen për të squtë por duhen vrarë të gjithë si të padobishëm.
“Populli puntor dhe liridashës” ishte po ky popull që është sot, i cili, përveçse puntor dhe liridashës, është bërë edhe llapaqen, zjarrvënës, hajdut, drogaxhi, trafikant që shet motrën, kriminel që vret gruan.

“Puna ime, “puna jote”, “puna këtij”, “puna e atij”, ishin dëngla për “me u gjet Kola në punë”.

“Puna heroike e klasës tonë punëtore për ndërtimin e veprave të pesë vjeçarëve…” ishin halucinacione donkishoteske për me mbajt veten me gajret nga tmerri dhe turpi për malet e hekurishtave që sillnin këtu Rusia dhe Kina.

Me rendiment zero sepse punë minus infinit, në Shqipërinë e Diktaturës punohej aq sa punon një i dënuar me vdekje në burg.

Next Post
brataj

Vdekjet e papritura nga sulmet në zemër, Dr. Brataj: Duhen ekzaminime të rregullta

Comments 2

  1. Zemreke Kuliçaj says:
    2 years ago

    Punë të mirë,
    Ka hajduti,
    1.000 lekë,
    I bën minuti.

    Reply
  2. Çardake Hajdari says:
    2 years ago

    Qashtu bre Yp, qashtu o kjo puna e puns. Kurrkush sun e do.

    Reply

Leave a Reply to Çardake Hajdari Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In