• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Puna për ujësjellësin e ri të Lushnjes/ Balluku: Do ndihmojmë me investimet

by Java News
25/01/2020 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin e Lushnjes ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 52 mijë banorë. Ky investim, vjen si pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake IV, me financimin e KFW dhe SECO.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e zyrës së KfW në Shqipëri, Björn Theis, kreun e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako si dhe deputetët Bashkim Fino e Tatiana Nurçe, ndoqën nga afër fillimin e punimeve.

Drejtori i AKUM, sqaroi se ky projekt përfshin rehabilitimin e 32 kilometrave rrjet i brendshëm, rehabilitimin e dy depove dhe dy stacioneve kryesore të pompimit, si dhe vendosjen e ujëmatësave për të gjithë abonentët. “Falë këtij projekti 52 mijë banorë të qytetit të Lushnjës do arrijnë të kenë akses me 24 orë ujë të pijshëm. Në vetvete, faza e dytë e këtij projekti konsiston në rehabilitim tërësor të 32 kilometrave rrjet të brendshëm, rehabilitimin e dy depove në qytet, rehabilitimin e dy stacioneve kryesore të pompimit si dhe vendosjen e ujëmatësave individualë, si për bizneset ashtu dhe për familjet”, u shpreh Bllako.

Duke falënderuar KfW dhe SECO për mbështetjen e dhënë, ministrja Belinda Balluku tha se në përmes këtij investimi do të bëhet një ndryshim i madh në këtë qytet, sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm, por njëkohësisht duke përmirësuar dhe parametrat higjeno-sanitarë të tij.

“Një nga pesë kolonat e strategjisë së qeverisë shqiptare është përmirësimi i shërbimit të ujit të pijshëm për të gjitha qytetet dhe zonat rurale. Fakti që sot, me këtë ndërhyrje ne do të arrijmë të ofrojmë ujë 24 orë për të gjithë qytetarët do të jetë një ndryshim i madh, që do të ndihet. T’u ofrosh 85 përqind të qytetarëve shërbim të pandërprerë, për më tepër cilësor, me depo të kontrolluara, me kushte higjene të parametrave dhe kritereve europiane është mjaft e rëndësishme”, theksoi Balluku.

Ministrja garantoi angazhimin për të vijuar me investime të tilla edhe në zona të tjera të vendit, teksa solli në vëmendje edhe faktin se një ndër kriteret kryesore të investimeve të tilla është edhe performanca e vetë këtyre ndërmarrjeve.

“Ne jemi të angazhuar për të vazhduar me projekte të mëtejshme. Jemi të angazhuar për të mbështetur bashkitë dhe ajo që është më e rëndësishme është që ky lloj incentivimi përmes performancës, që të gjithë ndërmarrjet e ujësjellësave duhet të performojnë që të mbështeten financiarisht, është shumë e rëndësishme, pasi ka dhënë rezultatet e para. Ne sot shikojmë sesi shumë nga këto ndërmarrje, deri pak kohë përpara të fjetura, sot janë incentivuar dhe ndihet ndryshimi dhe në ritmin e  tyre edhe në cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë”, nënvizoi Balluku.

Për deputetin Bashkim Fino, investimi për ndërtimin e ujësjellësit të Lushnjes është një ndër investimet më të mëdha që po i bëhen në këtë bashki. “Ky investim është nga investimet më të mëdhenj që Lushnja po merr. Brenda vitit 2021 do kemi ujë në 85 përqind të zonës urbane. Kjo është një punë e mirë e qeverisë shqiptare që ka bërë prej kohësh dhe po e bën realisht në shumë qytete kryesore të Shqipërisë”, tha Fino.

Björn Theis, drejtori i zyrës së KfW në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe AKUM, duke shtuar se ky investim është pjesë e një programi të madh që KfW ka me MIE për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. “Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ministrinë, me AKUM, me ujësjellësin e Lushnjes. Performanca e ndërmarrjes është çelësi për të siguruar shërbim të mirë për qytetarët, për të siguruar investime. Ky investim është pjesë e një programi të madh  që kemi së bashku me ministrinë tuaj për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë. Ne si KfW jemi shumë të lumtur që në emër të qeverisë gjermane jemi ngarkuar me zbatimin e këtyre programeve”, u shpreh Theis.

Brenda vitit 2020,  Qeveria Shqiptare nëpërmjet AKUM do të fillojë një investim tjetër të rëndësishëm në Bashkinë e Lushnjes duke rinovuar afro 6 kilometra linjë kryesore transmetimi nga rrethrrotullimi Grabianit deri në stacionin e pompimit, duke evituar kështu humbjet dhe abuzimet në rrjet.

Next Post
Kush është Elva Margariti, arkitektja që zëvendëson Kumbaron

Ministrja Margariti: Duhet rishikim i marrëveshjeve për pasurimin e bibliotekave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com