• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puna në zyrë është dyfish më e rrezikshme për t’u infektuar me Covid

by Ardit Rada
08/11/2020 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata që shkojnë rregullisht në zyrë kanë më shumë gjasa që të infektohen me koronavirus sesa ata që punojnë nga shtëpia. Qendrat Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (ÇD), e kanë sjellë në vëmendje këtë çështje për të inkurajuar punën në distancë.

Kjo e fundit sipas një studimi të ri të botuar në Raportin Javor të Morbiditetit dhe Vdekshmërisë (MMËR), tregon se rreziku i prekjes nga koronavirusi për punonjësit e zyrave, është dy herë më i lartë sesa atyre që mund të punojnë nga distanca.

Për të arritur në këtë përfundim, ekspertët vëzhguan ekspozimin e mundshëm të koronavirusit mes punëtorëve, duke intervistuar rreth 314 amerikanë që iu nënshtruan tamponit korrikun e kaluar. Shumica e pjesëmarrësve kryenin punë jo thelbësore.

Nga këtu, studiuesit krahasuan intervistat se kush rezultoi pozitiv (153 punonjës), dhe kush rezultoi negativ (161 persona, grupi i kontrollit). Analiza tregoi se dy javë para tamponit, pjesëmarrësit pozitivë kishin qenë më të prirur të tregonin se shkonin rregullisht në zyrë.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se pozitivët, kishin gati dy herë më shumë gjasa të kishin shkuar ekskluzivisht në punë, krahasuar me negativët, të cilët në vend të kësaj punonin nga distanca disa ditë në javë ose me kohë të plotë.

Megjithëse ka kufizime në studim, siç janë ndryshimet e mundshme midis njerëzve të gatshëm për të marrë pjesë në studim dhe atyre që refuzuan,si dhe mundësia e gabimit të tamponëve, këto rezultate, shpjegojnë ekspertët, japin prova të efekteve të dobishme shëndetësore të të punuarit on-line nga shtëpia, lidhur me situatën e krijuar prej pandemisë së Covid-19.

“Bizneset dhe punëdhënësit duhet të promovojnë mundësi alternative, si të punuarit nga shtëpia, për të zvogëluar rrezikun e infektimit kur është e mundur”-lexohet në raport. “Lejimi dhe inkurajimi i mundësisë për të punuar nga shtëpia, është një mjet i rëndësishëm për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19”- theksohet më tej.

Ekspertët këshillojnë që nëse nuk është e mundur mundësia e të punuarit nga shtëpia, atëherë duhet të intensifikohen masat e sigurisë për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe për të zvogëluar rrezikun e infektimit në vendin e punës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka publikuar një udhëzues me disa këshilla dhe sjellje që duhet të vihen në zbatim në vendin e punës, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve. Ndër rekomandimet e përgjithshme, është natyrisht larja duart shpesh e duarve me ujë dhe sapun, ose me xhel dezinfektues, pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i sipërfaqeve të tavolinave, telefonave dhe tastierave, respektimi i distancës së sigurisë dhe vendosja e maska aty ku nuk është e mundur të ruhet distanca./d.c

Next Post
Basha i kujton Ramës 2011-ën: E kam mundur njëherë dhe do ta mund prapë

Basha kritika Ramës: I le të sëmurët të vdesin rrugëve, pse nuk e hap COVID 4?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com