• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puna e padukshme e ushtarëve shqiptarë…dhe sfida e një gruaje ministre

by Java News
13/01/2018 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtarë oficerë dhe nënoficerë dy herë në ditë nderojnë flamurin kombëtar.

“Është një ceremoni që ndodh dy herë në ditë, ngrihet flamuri në mëngjes dhe ulet në çdo perëndim. Kësaj radhe mora pjesë edhe unë për t’iu bërë pjesë edhe juve të një ceremonie të ngritjes së flamurit dhe të nderimit të tij.”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Katër muaj nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, e para gjë që i mësoi detyra e re, peshën e të cilës thotë se e ndjeu që në çastin kur Kryeministri Edi Rama i besoi një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, është:

“Sot kam mësuar që ta dua shumë këtë punë, më shumë këtë detyrë. Vlerësoj jashtëzakonisht shumë profesionin e ushtarakut, i vështirë, mes kufizimesh dhe sakrificash, por një profesion i nderuar që na bën të gjithë, edhe ne si civil por edhe në detyrën e ministrit, të detyruar të bëjmë shumë më tepër për ushtarakët tanë”.

Sfida me një institucion, që për të dytën herë drejtohet nga një grua, për Olta Xhaçkën në dimensionin profesional është ta përafrojë ushtrinë me simotrat e saj në vendet e NATO-s.

“Modernizimi i Forcave të Armatosura, të pajisjeve, të armatimit. Ka një plan të dakortësuar edhe me aleatët, përfshirë edhe ata amerikanë për të patur një rritje të buxhetit deri në 2% të PBB deri në vitin 2024. Ushtria jonë ka nevoja relativisht të mëdha që bëhen të mundura përmes një buxhetimi më të madh”.

Në atë personal, ministrja e Mbrojtjes duket se një nga parimet e Platonit, për t’i dhënë secilit atë që meriton sipas natyrës dhe veprave, kërkon ta bëj më të arritshme në radhët e ushtrisë.

“Një sfidë që unë e gjykoj si sfidën time personale, të një mirëmenaxhimi të burimeve njerëzore. Kemi ngritur grupe pune për të parë gjithë sistemin e edukimit, të trajnimit,të promovimit të ushtarakëve në karrierë dhe të gradimit. Ushtria është karrierë, ushtria është gradë dhe për ta bërë këtë proces transparentë dhe sipas meritës, grupe punë do të rishikojnë edhe legjislacionin, gjithnjë për ta sjellë atë në parametrat e një standardi edhe më të mirë”.

Në listën e objektivave që i kanë vetes është gruaja, dhe jo vetëm si kriter numerik.
Për të qëndruar tek tema e gruas, edhe pse në një mjedis që gjithnjë është identifikuar me figurën mashkullore, ajo thotë se të paktën deri më tani nuk e ka ndjerë diferencën.
Angazhimi i ri vendosi raporte të reja të Oltës me pamjen e saj.

“Unë gjithnjë e kam çmuar thjeshtësinë. Sigurisht që kam një kujdes për të qenë, nuk do të thosha burrërore por edhe më thjesht akoma”.

Dhe me kohën e dedikuar për të voglën Hana.

“Hana është gëzimi më i madh i jetës time dhe pa diskutim është motivi që më shtyn për gjithçka që bëj. Koha në këtë detyrë është më e kufizuar. Do të doja t’i jepja më shumë kohë, por për aq sa qëndrojmë bashkë, bëj çmos që të jetë kohë cilësore. Kur jemi bashkë, nuk ka asgjë tjetër që të na futet në mes”.

Zhvillimi i një pjesë të intervistës në këtë muze, i vendosur në brendësi të garnizonit “Skënderbej”, e ka një arsye.

“Shumë shpejt do të realizojmë mundësinë që ky muze, që ruan në brendësi të tij 105 vite histori të ushtrisë shqiptare, të jetë i hapur për gjithkënd, duke e shndërruar në një pikë atraktive të qytetit edhe duke e përfshirë atë guidën turistike të Tiranës”.

Mesazhin e saj të pasdites e që përkon edhe me perëndimin e diellit, kohë në të cilin flamuri ulet, ministrja e Mbrojtjes e dha gjatë përfundimit të stërvitjes së komandove në Zall-Herr.

“Sot kemi fshirë një herë e mirë armatimin e trashëguar nga Lufta e Ftohtë. Kam një mesazh krenarie, detyrimi moral nga secili prej nesh, për t’i trajtuar më mirë, për t’u shërbyer më mirë dhe një falenderim për punën e jashtëzakonshme që bëjnë, për një profesion me shumë kufizime, shumë sfida por gjithnjë me një atdhedashuri të madhe”.

Next Post
VOA: Viti 2017, nga Kriza Politike te Qeveria & Çështja “Tahiri”

Shqipëria? Për ne italianët është Amerika e re, toka e premtuar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In