• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pulë me Berishën dhe ujk me Ramën, të lumtë zoti Kraja

by Ilir Yzeiri
08/05/2022 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Përgjigjja flakë për flakë që i bëri dje kryeministrit Rama prokurori Arben Kraja, për të cilin deri pak kohë më parë të gjithë kishim menduar se do të ishte “Xhovani Falkoneja” shqiptar, është jo vetëm fyese për të gjithë ne, por edhe e neveritshme sepse tregon dhe shfaq mentalitetin e njeriut pa dinjitet, e atij që në filozofinë popullore përmblidhet te shprehja: “qeni i rrahur nuk të kafshon”.  Pse e them këtë?

E para është analiza e asaj thënieje nga pikëpamja e teorive të akteve të ligjërimit. Sipas kësaj teorie nëse do të analizojmë thëniet e kryeministrit Rama dje në Asamblenë e PS-së, do të vërejmë se ai bëri disa deklarata për punën e pamjaftueshme të SPAK-ut duke thënë, mes të tjerash, se ky organizëm duhet të vërtetojë ato akuza që ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit për Sali Berishën dhe renditi edhe disa akuza të tjera për këtë institucion që, në thelb, kanë të bëjnë edhe me perceptimin e përgjithshëm që është krijuar në vend për mosndjekjen penale të Sali Berishës për të cilin ka një mal me denoncime publike dhe për Ilir Metën për të cilin ka një video me zë edhe me figurë që e bën atë të përfshirë në korrupsion. Pra, thëniet e Ramës ishin publike dhe kishin formë deklarative. Autori i tyre nuk ishte një instancë e panjohur, por vetë kryeministri i Shqipërisë, njeriu më i votuar në këtë vend dhe ai që i çeli rrugën Reformës në Drejtësi dhe që solli për fat të keq edhe Arben Krajën në krye të atij organi që ne mendonim se u ngrit për të hetuar krimin e korrupsionit të lartë politik e qeveritar. Pas kësaj, të gjithë do të duhej të prisnim një përgjigje të artikuluar me kujdes nga organi i Krajës dhe në respekt të plotë edhe të kryeministrit të vendit.

Përgjigjja institucionale duhej të përfshinte një deklaratë për shtyp ku të sqaroheshin me detaje dhe të analizoheshin të gjitha shqetësimet që ngriti Kryeministri i vendit. Në të tilla raste, ashtu siç ndodh rëndom në ligjërimin publik institucional, dialogu në distancë kërkon jo përgjigje që ndërtohen në formën e prerë të mohimit. Nëse mungojnë argumentet dhe nëse nuk analizohen pretendimet e palës që të akuzon, ti e zhvendos ligjërimin nga niveli institucional në nivelin vetjak. Dhe motivimi në këtë rast është fyerja dhe denigrimi i atij që të qorton. Përgjigjja që dha Kraja se “SPAK punon me kallëzime dhe jo me deklarata politike”, e asgjëson thënien e Kryeministrit Rama dhe e nxjerr atë një nul juridik që nuk njeh procedurën penale. Të gjitha thëniet e kësaj natyre që përdoren si përgjigje flakë për flakë ndaj një akuze që të bëhet publikisht dhe në mënyrë institucionale kanë dy kuptime. Kuptimi i parë është ai që përmblidhet në atë që tregon thënia, pra që SPAK nuk vepron me deklarat politike, po me kallëzime. Ky kuptim ka një shënjueshmëri tjetër që është se ne nuk presim të na mësosh ti, nuk pyesim për ju.

Rri shih punën tënde e deri te rri mos na trego ti ne se çfarë duhet të bëjmë. Pra siç shihet me këtë përgjigje, Arben Kraja e ka zbritur dialogun në nivel vetjak dhe nuk u përgjigj zyrtarisht me anë të një deklarate për shtyp siç do të ishte e udhës që të ndodhte. Mirëpo përgjigjja e tij kundërshtohet edhe nga një polic i thjeshtë i cili kur bën kodin e procedurës penale mëson se edhe OPGJ-ja pra edhe oficeri i policisë gjyqësore edhe me iniciativën e vet duhet të marrë dijeni për veprën penale. Pra nëse analizon Kreun III ku flitet për policinë gjyqësore e kupton se edhe një oficer i thjeshtë mund ta nisë hetimin me iniciativën e vet, jo më një prokuror. Pra ju gënjeni kur thoni se veproni me kallëzime dhe jo me deklarata politike. Sipas kësaj që thoni ju edhe shpallja non grata prej SHBA-së për Sali Berishën është një deklaratë politike?

Nuk dua të zgjatem më, por një gjë dua të të kujtoj zoti Kraja. Nuk ta kemi për borxh ne shqiptarët normalë që të shohim Sali Berishën të ndezë një qiri para Kryeministrisë në vendin ku ai vrau katër protestues dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Nëse ndodh kështu, ai e bën këtë se figura e prokurorit këtu te ne nuk ekziston. Është tredhur dhe rrahur që i vogël. Për Sali Berishën ju jini ca lavire Bulevardi, kamxhikë në duart e Ramës dhe kriminelë të diktaturës. Pikërisht se ai ka tridhjetë vjet që ju fyen e ju rreh, ju silleni si trima me Edi Ramën dhe si pula të lagura me Sali Berishën.

Në fakt, fajin e ka Edi Rama dhe mazhoranca socialiste. Në këtë proces reformimi të thellë të drejtësisë ajo nuk promovoi prokurorët që na mungojnë. Një përgjigje duhet të na japë edhe Ulsi Manja njeriu që ka shërbyer si promovues i strukturave që u vunë në krye të procesit të reformës në drejtësi. Ato struktura për fat të keq paskan qenë të kalbura e të mykura.

Next Post
“Mos të shikoj këtu kur jam unë”/ Zbardhen detajet si u vra 60-vjeçari dje në mes të lokalit në Tiranë

“Mos të shikoj këtu kur jam unë”/ Zbardhen detajet si u vra 60-vjeçari dje në mes të lokalit në Tiranë

Comments 2

  1. Lan Xh. says:
    4 years ago

    Të lumtë mëndja e dora, Ilit Yzeiri.
    Je shprehur fare qartë.
    Kjo që shkruani, është AKT AKUZË, ndaj Arben Krajës, që ÇDO PROKUROR, me INISIATIVË, mund TË FILLOJË çështjen penale kunder TIJË, aq flagrante është çështja.
    Është një përgjigje rrugaçërore, fyese dhe denigruese, kunder kujtdo, që ka inteligjencë, e jo më kunder kryeministrit.
    Kjo përgjigje, është një përgjigje SI E NJERIUT TË KAPUR NË FAJ.
    Nderkohë, edhe Edi Rama, nuk është pa FAJ.
    Pse ? Ku ? Dhe Si ?
    Sepse, duhet menjëherë të bëjë të gjitha demarshet e lëvizur gurët, të shkarkojë këtë faqezi nga ky post i lartë, i shumë pritur nga gjithë shqiptaret e ndershëm, që janë shumicë dërrmuese në këtë vend.

    Reply
  2. ppa says:
    4 years ago

    E ke thene kaq qarte dhe ne menyre ezaruese sa nuk behet me mire. Kjo pergjigje, vertete, tregon nivelin e z. Kraja, aq sa nuk i afrohet edhe nivelit te ish prokurorit Llalla. Turp per kete nivel perfaqesimi, vite drite larg kurajos se vezhguesit hollandez. ….Ulsi Manja nuk flet, sepse foli Rama, por kur pergjigjet Berisha dhe Meta, pse te mos flase Manja…

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In