Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Gojan i Madh në rrethin e Pukës, duke terrorizuar banorët. Martin Gjergji, 24 vjeç, ka qëlluar disa herë me armë kallashnikov, ndërsa është është vënë në prangat e policisë pak orë më pas. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së Gjergjit.
Pas një kontrolli të bërë në banesën e këtij shtetasi dhe ambienteve përreth saj, u gjet e groposur një armë automatike Model 56, 7 krëhëra, ku 6 prej tyre ishin bosh ndërsa njëri kishte 25 fishekë brenda, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
ma.me