• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Puçi”, pesë vjet më pas

by
22/01/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skender Minxhozi/

Dhimbja e familjarëve ishte e vërtetë. Sherri parlamentar gjithashtu ishte i vërtetë. Edhe indiferenca e publikut të lodhur me hallet e ditës, ishte, ashtu si pesë vjet më parë, e vërtetë. Gjithçka që rrethon fabulën tragjike të 21 janarit ishte dhe është ende e vërtetë. Asgjë s’ka ndryshuar. Vetëm ai, komploti, puçi, grushti i shtetit i çadrave-pistoletë ishte sot më qesharak se kurrë.

Jo se s’ka qenë i tillë ditën kur u shfaq në gojën e Berishës, Bashës e të tjerëve. Edhe atëhere shumica dërrmuese e shqiptarëve buzëqeshën hidhur, kur dëgjuan se pensionistët dhe pjesa tjetër e protestuesve mbanin me vete bastunë që kishin helm në majën e tyre, çadra që ktheheshin në armë zjarri sa hap e mbyll sytë, eksplozivë të maskuar nën kapele apo nëpër xhepa. Qeshën hidhur edhe kur dëgjuan se makinat e mbushura me C4 prisnin të gatshme për të hedhur në erë qeverinë, Kuvendin e çfarë të gjenin përpara. Qeshën hidhur shqiptarët, sepse hija e vdekjes ishte ulur rëndë mbi Tiranë.

Sot, kur ajo ngjarje ka lënë pas vitin e pestë, duke tërhequr pas një bisht të gjatë akuzash, kërcënimesh, skemash konspirative dhe natyrisht, karriget bosh të fajtorëve të çertifikuar nga drejtësia, “puçi” i 21 janarit na duket fabula më banale e përdorur ndonjëherë, për të mbuluar vrasjen e katër njerëzve të paarmatosur, të pambrojtur dhe krejtësisht të pafajshëm, sipas çdo ligji e rregulloreje që ka hedhur në letër ky shtet, qëkurse egziston si i tillë.

Qëkurse historia e stisur e grushtit të shtetit mori formë në zyrat e një shteti që ndodhej para akuzës publike të gjakut të derdhur në bulevardin qëndror të Tiranës, nuk qe aspak e vështirë të kuptohej se ky ishte një diversiv i trashë, më shumë sesa një variant minimalisht i besueshëm. Duheshin mbuluar me britma, kërcënime dhe skenare kataklizmike, katër vrasjet në bulevard.

Kur gradualisht detajet e këtij puçi të zbuluar nisën të zbuloheshin në seancat e gjata të komisionit të posaçëm parlamentar, u bë e qartë si drita e diellit se grushti i shtetit ishte shpikur para se të mblidheshin/krijoheshin faktet rreth tij. Sforcimi dhe grotesku që shoqëroi këtë operacion propogandistik, ishte edhe pika e dobët e teoremës së puçit. Aq sa, edhe pse komisioni parlamentar në fjalë mbeti në fuqi deri pas zgjedhjeve të vitit 2013, dy vjet nuk qenë të mjaftueshme që ai të arrinte të qulloste ndonjë faqe letër, në lidhje me faktet e mbledhura, aktorët, provat dhe përmasat e akuzës për të cilën u ngrit në ditët e ftohta të fillimit të vitit 2011.

Po pas pesë vjetësh, si mund të përballet, si mund ta përtypë opinioni publik shqiptar, idenë e grushtit të shtetit që nisi dhe mbaroi në harkun e disa orëve dhe në trajektoren e pak qindra metrave në 21 janar 2011?! Në këto ditë opozita është munduar ta “rianimojë” nga e para idenë e grushtit të shtetit, duke shtuar në versionin e saj të fakteve, elementin “antiamerikan”. Pra, ka pasur grusht shteti dhe atë e bënë forcat atiamerikane. Një demarsh po aq i dobët sa çadrat-pistoletë. Sepse e vërteta e thjeshtë e cila u konsumua në sytë e të gjithëve, është se në 21 janar pati vrasje civilësh nga shteti, jo marrje me dhunë të institucioneve nga protestuesit e armatosur. Pjesa tjetër e kësaj historie ka të bëjë ekskluzivisht me hallin që ka zënë prej pesë vjetësh përgjegjësit e asaj ngjarjeje. Sidomos tani që po flitet edhe për një reformë të thellë në drejtësi, që parashihet të rrëzojë ata që e kanë mbajtur të mbyllur me procedurë edhe 21 janarin.

Next Post

Arrestimi i dytë, "El-Chapo" bie në depresion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In