• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet strategjia për rikthimin e shqiptarëve: Lehtësi për investimet dhe njohje të kualifikimeve

by A R
11/05/2024 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun kohor të 10 viteve janë larguar Shqipëria gati 170 mijë qytetarë më shumë sesa ata që janë kthyer.

Kjo ka bërë që qeveria të miratojë një strategji kombëtare për migracionin deri në vitin 2030 në qendër të së cilës është kthimi i shqiptareve në atdhe përmes programeve të dedikuara për riintegrimin e tyre. Autoritetet vendore do të mund të ofrojnë edhe stimuj për migrantët, për t’i kthyer në rajonet e origjinës ose në zonat që janë më të prekura nga mungesa e fuqisë punëtore.

 “Për të vlerësuar se si të kthyerit mund të kontribuojnë në tregun kombëtar të punës dhe cilat nevoja të mëtejshme për fuqi punëtore ka të ngjarë të vazhdojnë, janë planifikuar disa aktivitete diagnostikuese. Së pari, do të bëhet një auditim i kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të emigrantëve shqiptarë.”

Qeveria ka vendosur të nxisë kthimin e shqiptarëve edhe përmes promovimit të investimeve në vend, si dhe përmirësimit të pagave e kushteve të punës.

Një tjetër masë është edhe lehtësimi i njohjes reciproke të aftësive, kualifikimeve dhe kompetencave që ata kanë fituar jashtë vendit.

Ndërsa për të shmangur largimin e përhershëm të shqiptarëve të kualifikuar Ministria e Brendshme sheh si zgjidhje inkurajimin dhe nxitjen e migrimit të përkohshëm, veçanërisht migrimit qarkullues.

/a.r

Next Post
Rama në Athinë, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi: Vizitë historike!

Rama në Athinë, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi: Vizitë historike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com