• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet në kinema filmi pa zë i 1913-ës, Elezi: Nëse s’njohim veten, s’do dimë ku shkojmë!

by Java News
18/10/2018 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë u prezantuan në kinema 7 kronika të xhiruara 100 vite më parë në Shqipëri edhe Ballkan. Në atë kohë, kur kinemaja ishte vetëm 15 vjeç operatorët udhëtonin në çdo cep të botës për të xhiruar ngjarjet.

Filmimi francez “Pathe” i saporestauruar është xhiruar në përfundim të “Rrethimit të Shkodrës” në vitin 1913, një vit pasi Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë nga Turqia Osmane, disa muaj para se të niste Lufta e Parë Botërore.

Këto imazhe bardhezi tanimë do të përbëjnë materialin më të vjetër, që do të ruhet në Arkivin e Filmit Shqiptar. Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Iris Elezi flet për rëndësinë e kësaj premiere botërore në Tiranë

“Jam tmerrësisht e lumtur, që sot sapo përjetuam premierën botërore të filmimit arkival xhiruar në vitin 1913, titulluar “Dorëzimi i Shkodrës”. Është një projekt dyvjeçar, që ka punuar Arkivi i Filmit me konitekën e Malit të Zi edhe me laboratorin e Hungarisë. Është mrekulli që pas dy vitesh restaurimi, të kesh mundësi që ta ndjekësh filmin me audiencën tënde. Është diçka magjike kur ti sheh sesi jetohej një shekull e pesë vite më parë në aspektin e kostumeve, në aspektin e qytetet edhe të mjedisit. Mendoj se ka ardhur koha që të provojmë në më të mirën tonë që të pasurojmë arkivet, prandaj jam shumë e lumtur që kur ky material arkival u gjet falë projektit të kinemasë shqiptare që po bënte një ëorkshope në Tiranë, u hodh fara që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Nëse ne nuk njohim se kush jemi, nuk do ta dimë asnjëherë se ku ne shkojmë. Sado të dhimbshme janë imazhet ato mbajnë jetë, informacione edhe materiali duhet që të mbahet edhe të ruhet për ta parë më tutje”, tha Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit

Kineastja shprehet se:

“Nuk flitet për vlera kinematografike, se ky filmim është kaq i mirë, tejkalon çfarëdolloj fjalësh që ne mund të themi. Ne ende nuk kemi identifikuar se kush ka qenë ai kinooperator, por filmimet janë sikundër të ishte një kinooperator i Hollivudit, për më tepër për vlerat arkivore që mbartin, ne jemi me fat se duket sikur është xhiruar jo 105 vite më parë, por pikërisht sot. Momentalisht jemi duke kërkuar në Amerikë një material të rrallë për një nga personalitete tanë,shpresojmë që ta gjejmë brenda një viti”.
Filmat metrazh të shkurtër që ishin përzgjedhur për t’u prezantuar bazuar në programin “Në kërkim të Perandorisë Osmane” ishin; “Pyjet e ishullit të Rodosit”, “Luftërat Ballkanike”, “I paindetifikuar”, i cili mendohet se është xhiruar në Shqipëri, ap filmi i parë që ka përdorur ngjyrat, “Ngjyrat e lumit Vardar”, “Jornal 23, Mali i Zi” dhe “Imazhe nga Jugosllavia”.

Imazhet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ballkanit, “dërguan” në të shkuarën publikun e pranishëm nën shoqërinë e muzikës live nga instrumentistët, Adorel Haxhiaj në violinccel dhe Astrit Stafai në oud, të cilët kishin kompozuar edhe muzikën që shoqëroi premierën e filmit “Rrethimi i Shkodrës”.

Next Post
Para të padeklaruara/ Në Portin e Durrësit sekuestrohen mbi 30 mijë paund

Durrës/ U mbyt dje në port, biga "Adem Reka" nxjerr në sipërfaqe anijen “Klodi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com