• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Publikohet lista, ja kandidatët për fitimin e Topit të Artë (Foto)

by
02/10/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FIFA ka zbuluar emrat e 59 kandidatëve në garë për trofeun e Topit të Artë. Skuadra kampione e Evropës në fuqi, Barcelona, përfaqësohet në këtë listë me 7 futbollistë dhe bëhet fjalë për Messi, Mascherano, Neymar, Suarez, Bravo, Rakitic dhe Iniesta.

Edhe nënkampionët e Juventusit kanë përfaqësuesit në këtë listë, por një pjesë e tyre janë larguar nga Torino. Vidal, Tevez dhe Pirlo, të cilët tashmë kanë kaluar te Bayern Munchen, Boca Juniors dhe New York City janë mes 59 kandidatëve për Topin e Artë, ashtu sikurse edhe Chiellini, Pogba dhe Morata. Ajo që të bie në sy është se FIFA ka lënë jashtë portierin e kampionëve të Italisë, Gianluigi Buffon.

Mjaft mirë prezantohen në këtë listë paraprake edhe Real Madrid e Bayern Munchen. Skuadra “merengue” përfaqësohet nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Luka Modric, Karim Benzema, Toni Kroos, Sergio Ramos dhe James Rodriguez; ndërsa skuadra kampione e Gjermanisë ka në këtë fazë të garës për Topin e Artë lojtarët Alaba, Muller, Neuer, Lewandowski dhe Robben.

Pas disa javësh, specialistë të futbollit do të përcaktojnë 23 emrat e futbollistëve që do të vijojnë këtë garë, ndërsa në dhjetor do të zbulohen edhe 3 finalistët.

Ceremonia e dorëzimit të Topit të Artë do të zhvillohet në 11 janarin e vitit 2016, në Zyrih të Zvicrës.

11_1443777069-4075165

Next Post

Mediat serbe: Cipras do ta tradhtojë Serbinë sepse do njohë Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com