Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan po zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për Louis Konomin.
Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “Arrest me burg” .
Louis Konomi është një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eraldo Myftaraj familjarët e tij për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës.
Louis Konomi u arrestua së bashku me Ramazan Rrajën te ura e Gjoles në Fushë Krujë.
Të dy këta persona të shpallur në kërkim ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit kur u arrestuan nga policia. Louis Konomi pak kohë më parë së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.
Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin pasi kushte fituar janë tender publik. Biznesmeni Eraldo Myftaraj i denoncoi në polici e cila gjatë një operacioni i vuri në pranga autorët e dyshuar.
/s.f