Policia e Shtetit ka vënë në pranga personin e pestë të dyshuar të grabitjes në aeroportin e Rinasit. Ai është Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, ndërsa Policia e Shtetit dha një informacion zyrtar për arrestimin e tij.
Ndërkohë është zbuluar edhe imazhi i 32-vjeçarit, por nuk dihet ende roli i tij në grabitjen e 9 prillit. Foto publikohet nga BalkanWeb.
Ngjarja ndodhi si sot dy javë më parë në aeroportin Kombëtar e me sa duket me kalimin e ditëve, policia po ngushton edhe rrethin pasi brenda dy ditësh janë arrestuar 5 persona.
Pikli, është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë, ndërsa përveç tij kanë përfunduar në pranga edhe Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, E. Pikuli dhe Saimir Cela. Kujtojmë se gjatë grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj.
/a.rada