• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohet dokumenti i plotë, çfarë parashikon drafti i Kodit të ri Penal

by A R
25/07/2025 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë prezantoi sot më 25 korrik draftin e ri të Kodit Penal. Ai do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë të konsultimit publik.

Por çfarë parashikon drafti i ri?

Kodi i ri Penal ka disa risi, që nga dispozitat e posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës, ridimensionimi tërësor i dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal, masat edukative për të miturit e deri tek ato të martesës apo veprat penale kundër kafshëve.

LIRIMI ME KUSHT I TË DËNUARVE ME BURG PËRJETË

Sipas draftit, parashikohet mundësia që një i dënuar me burgim të përjetshëm të lirohet me kusht, por kjo mund të ndodhë vetëm në rrethana shumë të veçanta dhe pas një kohe të gjatë në burg.

Kushtet kryesore për lirimin me kusht janë: Duhet të ketë vuajtur të paktën 35 vjet burg; duhet të ketë marrë pjesë në programe trajtimi dhe të ketë treguar pendesë të sinqertë e gatishmëri për t’u integruar në shoqëri; duhet të ketë shkëputur lidhjet me krimin, të ketë kërkuar të riparojë dëmet dhe të ketë mbajtur një qëndrim të ndjeshëm ndaj viktimave.

Sa i përket procedurës, duhet të jetë vetë i dënuari që të paraqesë kërkesë dhe ajo shqyrtohet nga gjykata e vendit ku ai ndodhet në burg. Më pas vendimi merret nga një trupë prej tre gjyqtarësh. Pas lirimit, i dënuari duhet të qëndrojë nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës për pesë vjet dhe të respektojë detyrimet e përcaktuara.

Nëse i shkel ato pa arsye të justifikueshme gjykata mund ta revokojë lirimin dhe ai të kthehet në burg për të vuajtur dënimin e përjetshëm.

KRIMET KIBERNETIKE

Në draftin e ri janë parashikuar edhe veprat penale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike.

Për shembull ndërhyrja në të dhënat elektronike mund të dënohet me burgim nga gjashtë deri në tre vjet burg. Një nen i posaçëm është parashikuar edhe për ngacmimin kibernetik.

“Një person, i cili pa të drejtë fillon çdo komunikim elektronik, me qëllim për të detyruar, frikësuar, ngacmuar ose shkaktuar shqetësime të konsiderueshme emocionale te një person tjetër, duke përdorur një sistem kompjuterik, kryen keqpërdorim të të dhënave personale, bën që persona të tjerë t’iu kontaktojnë, kërcënon me dëmtim të jetës, integritetit fizik, shëndetit ose lirisë së tij, të një të afërmi të tij ose të një personi tjetër të afërt, shpërndan një imazh të këtij personi, një prej të afërmve të tyre ose një personi tjetër të afërt me ta ose, e bën atë të aksesueshme për publikun, shpërndan materiale me përmbajtje që e bën personin të neveritshëm ose degradues në opinionin publik, nën pretendimin e autorësisë së personit ose, të bëhet i aksesueshëm për publikun, ose kryen sjellje të tjera të rënda, të përsëritur dhe armiqësore, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet”, thuhet në pikën e parë të nenit.

Ndërkohë me burgim deri në katër vite mund të dënohet “Përdorimi, pa pëlqimin e tij, të imazhit të një personi ose të një të dhëne tjetër të indentifikueshme, për të bërë reklama ose për të hapur profile false në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose cdo mjet përhapje publike, i kryer me qëllim përfitimi për vete osë të tjerë, ose për të dëmtuar personin”.

SURROGACIA

Në draftin e kodit penal njihet edhe surrogacia e njohur nga ligji shqiptar si “Porosia për të lindur fëmijë”.

Ajo dënon ndërmjetësimin për qëllim fitimi, jashtë kushteve të ligjshme dhe në mënyrë të përsëritur, me gjobë ose deri në 3 vjet burg. Nëse e kryen një punonjës shëndetësor, dënimi rritet me deri një të tretën.

VEPRAT PENALE KUNDËR MARTESËS

Lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Bashkëjetesa e një personi të rritur me një të mitur 14-16 vjeç për qëllime martesore dënohet me 4-8 vjet burg. Bashkëjetesa me të mitur 16-18 vjeç dënohet me 2-5 vjet burg.

Prindi, kujdestari ose personi që ushtron autoritet prindëror dhe nxit bashkëjetesën me të miturin 14-18 vjeç dënohet me 5-10 vjet burg. Nëse bashkëjetesa kryhet me person nën 14 vjeç, dënimi është 8-16 vjet burg.

Në rast të përfitimit pasuror nga kjo vepër penale, dënimet në secilin rast shtohen deri në gjysmën e dënimit fillestar.

MANJA I BËN THIRRJE OPOZITËS TË ULET NË TRYEZË

Ministri Ulsi Manja theksoi gjatë prezantimit se ky draft nuk është produkt i qeverisë apo i Ministrisë, por i një grupi të pavarur ekspertësh të njohur të fushës, i ngritur në shkurt të vitit 2023 nën drejtimin e Shkollës së Magjistraturës.

“Ky nuk është një produkt i qeverisë apo i Ministrisë së Drejtësisë. Ne kemi pasur dhe do të kemi deri në fund vetëm një rol organizues dhe mbështetës. Autorësia dhe përmbajtja teknike i përkasin plotësisht grupit të punës”, tha Manja.

Ai sqaroi se ky draft i ri është i hapur për diskutim dhe se nuk do të jetë përfundimtar pa kaluar më parë nëpër filtrin e konsultimeve. Ministri bëri një ftesë të drejtpërdrejtë për përfshirje në këtë proces.

“Dua të ftoj profesionistët e ligjit, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, institucionet e drejtësisë, Avokatin e Popullit dhe një ftesë të veçantë për opozitën parlamentare, opozitën e vendit tim, që të kontribuojnë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit.”

Drafti përfundimtar i Kodit PenalDownload
Next Post
E trishtë! Ndahet papritur nga jeta sopranoja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri dhe ish-deputeti i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com