• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet dokumenti i BE: Vuçiç po përpiqet të marrë hapa për shkëputje nga Rusia

by Java News
07/06/2022 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë bërë një analizë që vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të ndërmarrë hapa për të shtyrë shkëputjen nga Rusia, por edhe për të siguruar lëshime nga Perëndimi.

Dokumenti, i klasifikuar si “sekret”, është përgatitur nga disa agjenci për nevojat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), në krye të të cilit është shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument, i cili analizon hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë Vuçiç në politikën e tij balancuese.

Sipas inteligjencës evropiane, pushtimi rus i Ukrainës i ka nxjerrë probleme Vuçiçit sa i përket balancës së pushtetit, duke reduktuar hapësirën e manovrimit të Serbisë në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Çfarë mund të bëjë Vuçiç?

“Për të zbutur presionin e madh të Perëndimit në lidhje me sanksionet, presidenti Vuçiç planifikon të bëjë lëvizje të ndryshme, ndërkombëtare dhe vendore, për të parandaluar implikimet negative për Serbinë, por kryesisht për të ruajtur fuqinë e tij politike”, thuhet në dokument.

Sipas tij, ka shumë gjasa që Vuçiç të shtyjë sa më gjatë formimin e Qeverisë së re të Serbisë, duke e përdorur atë si pretekst për mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Zgjedhjet në Serbi janë mbajtur më 3 prill, ndërsa Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka ndërmarrë asnjë sanksion kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Beogradi zyrtar arsyetohet se po mban një qëndrim të tillë për të “mbrojtur interesat jetike të vendit”.

Në zgjedhjet e prillit, Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit ka fituar 120 ulëse në Kuvendin e Serbisë, nga 250 sa ka gjithsej. Për formimin e Qeverisë nevojiten së paku 126 ulëse.

Sipas dokumentit të BE-së, Vuçiç, me gjasë, pritet të zbatojë një “politikë të hapave të vegjël” për ta afruar Serbinë me Perëndimin.

Qëllimi është të shtyhet shkëputja përfundimtare nga Rusia dhe të përdoret ndryshimi i ardhshëm i drejtimit të politikës së jashtme për të siguruar sa më shumë koncesione politike dhe ekonomike për Serbinë.

Roli i Kishës Ortodokse Serbe në rast të shkëputjes nga Rusia

Dokumenti i BE-së vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe do të luante një rol kyç nëse Serbia vendos të kthehet kah Perëndimi.

Thuhet se patriarku Profirije – i afërt me presidentin serb – do të luante një rol të rëndësishëm në pranimin e politikës pro-perëndimore të Serbisë nga popullata.

“Donacionet bujare shtetërore për Kishën Ortodokse Serbe do ta ndihmojnë Profirijen që ta bindë klerin në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

Shtohet se zgjedhja e Kishës për të mos marrë anë në luftën në Ukrainë, e ka lehtësuar situatën për Vuçiçin, duke i krijuar një hapësirë të caktuar për t’u distancuar nga Rusia.

Përfitimet e Vuçiçit nga e djathta

Shërbimet evropiane të inteligjencës vlerësojnë se Vuçiç, në një periudhë të ardhshme, do të përpiqet ta shfrytëzojë opozitën e djathtë pro-ruse në Parlament si justifikim për mosmiratimin apo shtyrjen e vendimeve të vështira në politikën e jashtme.

“Vuçiçit i konvenon prania e një opozite të tillë, sepse i mundëson t’i paraqitet Perëndimit si politikan i moderuar”, thuhet në dokument.

Serbia, aleate e Rusisë në njërën anë, është edhe vend kandidat për anëtarësim në BE, në anën tjetër.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i bën thirrje që të ndjekë regjimin e sanksioneve kundër Rusisë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin./REL/m.j

Next Post
Punonte si prostitutë? Flet kunata 35-vjeçares që u masakrua në Itali: E kisha si motër! Ishte e lumtur me…

Punonte si prostitutë? Flet kunata 35-vjeçares që u masakrua në Itali: E kisha si motër! Ishte e lumtur me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In