• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet axhenda e seancës së 21 korrikut

by A R
19/07/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa e ndryshimeve kushtetuese që do të votohet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë është çështja e parë e rendit të ditës së séancës plenare të 21 korrikut.
Axhenda zyrtare e publikuar të martën nga Kuvendi parashikon një séancë me 10 pika.

Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një miratim me shumicë të cilësuar, 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit ose 94 vota.
Sipas rregullores, për draftin kushtetues do të shprehen relatorët e komisionit për reformën në drejtësi, ndërsa më pas janë parashikuar diskutime nga deputetët dhe më pas në emër të grupeve parlamentare.

Pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj séance, e konsideruar historike, përfshijnë dhe miratimin e pr/ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Development Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike”.

Gjithashtu, është parashikuar miratimi i disa ndryshimeve dhe shtesave në vendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave””, si dhe pr/vendimet për plotësimin e katër vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive, pr/vendimi “Për zgjedhjen e Arben Malajt anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, si dhe pr/vendimi “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”.(java / r.a)

Next Post

Grabitet kazinoja në Tiranë, autori kërcënoi pronarin me pistoletë lodre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com