• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Publikohet audio-përgjimi/ “Jam i shqetësuar”, si Ivanoviç paralajmëroi para vrasjes së tij për Radoiçiç: Ky është krimineli, mbajeni mend çfarë po ju them!

by Java News
30/09/2023 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media serbe nova.rs ka shkruar sot për një audio-regjistrim që po qarkullon në rrjetet sociale, ku dëgjohet politikani i vrarë, Oliver Ivanoviç, teksa fliste për bandat ne veri të Kosovës dhe në një moment përmend Milan Radoiçiç.

Në këtë audio-regjistrim, Ivanoviç e cilëson kryeterroristin Radoiçiç, si figurë kyçe dhe bartës të pushtetit në veri të Kosovës.

“Kështu ndihet. Vetëm se këtu nuk është ushtria, është krim. Fatkeqësisht, qendra e pushtetit nuk është në godinën e komunës, ndërtesa komunale bie nën këtë qendër tjetër informale të pushtetit. Dhe këtu vendoset politika. Ajo që më shqetëson tmerrësisht është se individë nga qeveria serbe përmendin atë qendrën tjetër, alternative të pushtetit, qendrën joformale të pushtetit – si shembull i diçkaje,” theksoi Ivanoviç për BIRN në atë kohë.

I pyetur nga gazetari se për cilën qendër është, politikani i vrarë përgjigjet:

“Presidenti përmendi Milan Radoiçiçin, gjë që më shqetëson, të them të drejtën. Më shqetëson tmerrësisht fakti që ai merret si shembull i luftëtarit për mbijetesën e Serbisë në Kosovë. Mos citoni, thjesht mbajeni këtë sepse… Unë po i jap drejtpërdrejt mundësinë që të… Mbajeni mend këtë. Ju do ta keni atë. Ky është krimineli”,-është shprehur Ivanoviç.

Oliver Ivanoviç, ka qenë ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovë, i cili ka udhëhequr SDP’në, i cili u vra më 16 janar të vitit 2018. Për shkak të dyshimit se ai ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar, Oliver Ivanoviç, ishte lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiçin, asokohe nënkryetar i Listës Serbe, por u tërhoq në mars të vitit 2021 pa shpjegim zyrtar. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Radoiçiç ishte në krye të një grupi kriminal, aktivitetet e të cilit çuan në vrasjen e Oliver Ivanoviçit./m.j

“Ма појма нисмо имали.
Није имао ни ко да нам каже.” pic.twitter.com/bvRUpjXi5W

— Aθαμαη ζαΓλιβλιαηςκι (@atamanzagliblje) September 30, 2023

Next Post
Didare moj shpirti im, pse s’më dole në takim! Rama e zbuti Kurtin, e bëri ‘loçkë’

Kuku, lufta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In