• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuku, lufta!

by Kimete Berisha
30/09/2023 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

1. Kurrë nuk jam ndier më e vetmuar.

A është e mundur që krejt janë bërë patriotë, e unë që kam qenë patriote, s’jam më.

Gjendja ime patriotike dita-ditës po përkeqësohet…se tash ‘patriotët’ po më duken qesharak.

2. S’jam unë patriote kur Edi Rama është patriot.

S’jam!

Kryeministri shqiptar është…si ‘ato’ që flenë me krejt.

Edi Rama i merr shqiptarët e Kosovës për budallenjë (me të drejtë), prandaj kujton se askush nuk e heton kur për Veriun e Kosovës e kërkon atë që e kërkon Aleksandër Vuçiq – E kërkon KFOR-in në Veri.

– Po KFOR-i është në Veri!

– KFOR-i është në Kosovë!

Edi Rama e di që KFOR-i është në Veri, por ai po

kërkon, si Vuçiqi, që vetëm KFOR-i të jetë në Veri (jo edhe policia e Kosovës).

E kur KFOR-i e merr në protektorat Veriun e Kosovës, nuk e mbron veç nga Serbia, por pastaj e mbron Veriun e Kosovës edhe nga Kosova.

3. Të gjithë po tregojnë se sa armike e madhe është Serbia.

Se si Serbia e ka sulmuar Kosovën, kuku, lufta ka filluar.

Përveç Ramushit, të tjerët janë do farë meshkujsh, asi meshkujsh, që oh, hesht se dikush po troket….

– Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku as nuk po e kuptojnë se janë bërë si truproja të Albin Kurtit.

– Nuk po e kuptojnë se askush nga ne nuk çuditet që Serbia është armike e shqiptarëve të Kosovës, sepse nuk mund të çuditemi ne me sulmin e fundit terrorist në Veri, kur presidenti i atij shteti ka qenë ministër i propagandës i Millosheviçit që ka vrarë e masakruar fëmijë shqiptarë.

Dhe që Ju asnjëherë, asnjëri prej jush, nuk e keni paditur Serbinë për vrasjen e 1500 fëmijëve shqiptarë!

Hey, as për fëmijët e sallatuar e të copëtuar s’keni guxuar të kërkoni drejtësi… e po kërkoni ju drejtësi për policin e vrarë në detyrë.

– Qe, kush jeni Ju.

4. Nuk është e logjikshme të çuditesh me Serbinë?

– Kujt po i tregoni se Serbia është armike?

Njëri-tjetrit?

Apo perëndimit?

Po, Serbia është armike, dhe çka tash?

– Po kërkoni që katundarët edhe një herë të luftojnë për ju; e pastaj juve t’u ndihmojë NATO edhe një herë; pastaj të çlirohet Kosova nga katundarët dhe NATO;

pastaj të vijnë sheherlitë dhe bashkëpunëtorët e Serbisë ta marrin në dorë; të vjen njëfarë Mimoza e t’u tregojë katundarëve të UÇK-së se nuk meritojnë as paga.

Dhe pastaj njëfarë Vjosa t’i josh djemtë e vajzat ‘e hallkut’ të vdesin për së treti, për atdhe!

E pastaj ju t’i çoni katundarët në burg; e pastaj të vjedhni çdo gjë nën dhé e mbi dhé!

5. Sulm terrorist është edhe ta vjedhësh bukën e popullit siç e ka vjedhur ministresha e Albin Kurtit!

Sepse, armiku kur të pushton së pari ta merr bukën…

6. Qe dy vjet Zelensky tregon se sa kriminale është Rusia.

Edhe çka?

Krejt bota perëndimore janë kundër Rusisë dhe kundër luftës, por lufta nuk po ndalet!

7. Presidenten më së shumti e ka kapur paniku.

– Po kërkon që perëndimi ta nisin luftën me Serbinë.

Perëndimi nuk ka probleme me Serbinë, ti ke probleme, zgjidhi vet, mbasi që deri dje dhe sot po e mëson perëndimin se si duhet të bëhet politika.

– Po a ka mjerim më të madh se sa kur ministresha e punëve të jashtme që e ka vjedhur pasurinë e saj duke e fshehur nga populli, halli i saj hajneshë, i jep urdhëra BE-së dhe e shan si ato belaçoret e sokakut.

– Presidentja po kërkon që të ndëshkohet Serbia.

Strategii e fortë kjo!

– Po, Serbia u bombardua dy herë e nuk u mbush mend.

Nuk mjafton që perëndimi ta dënojë agresionin e Serbisë në Kosovë.

Edhe nëse e dënojnë, ti prap duhet të luftosh vet.

As nuk mjafton të kesh të drejtë!

8. Në Kuvend sot u fol si në gjendje lufte.

Pas fjalimeve të kallta që u mbajtën aty, s’mbetet gjë tjetër, ndodh lufta!

– Le të ndodh.

Ama mos qani.

Ju qani siç po kukatni, ama mos prisni se dikush ka ngé t’u çlirojë juve edhe një herë nga armiku i njejtë, të cilin e falët, pa kërkuar falje.

Bile Albini ka kryer krim, kur e ka glorifikuar vrasësin e shqiptarëve Oliver Ivanoviç.

– S’i erdhi keq, o Zot, që shtëpitë e të vrarëve i mbuloi therra.

9. Dy herë nuk hyhet në të njëjtin ujë.

Ose Herakliti ka gabuar, se ndoshta hyhet. – Hyni ju.

Kë po e prisni?

Buzëqeshjet e liderëve botëror në takime t’u shpëtojnë?

– Ju a se dini që as emrin nuk ua dinë?

I keni shkaktuar problemet duke pritur që perëndimi t’ua zgjedh?

– Nuk ka nevojë bota për një ushtri vajtorësh si ju.

Nëse ndjehesh i rrezikuar, pse nuk po e mbron ti veten!

-Si nuk i vjen turp presidentes të qahet gjithë ditën e lume.

– Hesht moj, se askush nuk lufton për çlirimin e prindonit nga Serbia.

Lufto vet.

Nisja.

Ta lejon Kushtetuta ta mbrosh veten.

Mbroje.

10. Kryeministri sot në Kuvend tha se ‘jemi në luftë me Serbinë’.

11. Mos i trego ti askujt që Serbia s’bën t’i vras policët e Kosovës (që policët as shqiptarë s’keni këllqe t’i quani),

se e dinë bota që s’duhet të vriten policët…

por ti mos e lejo agresionin e Serbisë!

12. Albin Kurti e ka zbuluar se armët që i kanë përdorë terroristët janë prodhim i Serbisë!

Edhe?

Serbisë nuk i vjen keq për gjenocidin  që e ka bërë në Kosovë, jo po u ‘skuqka’ që ia zbulove armët.

Serbia hapur po i respekton terroristët e vet.

– S’ke zbuluar asgjë!

13. Ku është zgjedhja?

A e keni ndonjë ide përveç që të kërkoni ndihmë?

14. Pse nuk dha dorëheqje ministri i policisë që i hyri gjithë ai armatim në Kosovë, në kohën kur (citoj veten): as keksat e Serbisë nuk kanë ‘mundur’ të hynë në Kosovë!

– Pse nuk largohet Mimoza Kusari që ka negocuar me terroristin Radoiçiq kundër veteranëve të UÇK-së!

Nuk ka faj veç terroristi por edhe bashkëpunëtorja e terroristit!

15. Opozita janë ngrysur, janë mbërrolur, tutkunat, po vuajnë, po qajnë, lotorja është derdhur, dhe loti ka pikur në barë.

Nuk guxojnë të jenë ‘ndryshe’, të flasin ndryshe, sepse kanë frikë mos po i keqkupton populli, e pastaj ‘mo Zot po duken jo-patriotë!

– Vrasja e policit në Veri e ka imunizuar Albin Kurtin dhe e ka shkrirë opozitën patetike, e cila është aq

‘askushi’ sa s’guxon as të thotë se ‘Që Serbia është e keqe, kjo nuk e bën  Albin Kurtin ‘të mirë’.

– Albin Kurti është tinëzar që së bashku me presidenten, gati qe 3 vite flasin veç për një luftë që do të ndodh!

– Qe tash, Hanibalin e keni tek dera – luftoni!

Se të shkojnë opozita më larg e të thonë se në repertorin e Albin Kurti u shtua ‘edhe një viktimë’ që do ta përdorë politikisht…

nuk guxojnë të thonë, edhe nëse ua jep krahët të fluturojnë!

16. Ramush Haradinajt i falen gabimet se është trim…!

17. Dhe një xhevahir i Albin Kurtit që e tha sot në Kuvend:

‘Polici është vrarë natën (kur ishte terr).

Se kur doli drita, kriminelët serbë e kuptuan se në dritë nuk mund t’i përballojnë policët e Kosovës’.

– Demek, ka dashur të thotë se policia e Kosovës funksionojnë veç ditën.

– Po pse po ia zbulon armikut letrat, o thí!

P.S.

Në autobusin me nxënës, një vajzë e kishte mbështetur kokën në dritaren me perde ngjyrë hiri dhe po qante e dëneste –

Nuk i shkohej në shkollë.

– Një djalit të vogël ia kishin prishur gjumin, e në duart e nanës po bërtiste në kupë të qiellit.

– Nuk i shkohej në kopësht.

– Një plakë që po shikonte nga vrimat e tarabave, e hoqi shaminë, e zgjidhi bistekun dhe e luti Zotin të vdiste –

Nuk kishte ku të shkonte!

– Unë kujt t’i qahem…s’kam se kujt t’i qahem që shkoj në punën që ma kanë bërë burg.

Next Post
Ushtria serbe drejt kufirit/ Qeveria e Kosovës, thirrje Vuçiç: Tërhiqni menjëherë të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën

Ushtria serbe drejt kufirit/ Qeveria e Kosovës, thirrje Vuçiç: Tërhiqni menjëherë të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com